LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon greva në UP, studentët ankohen se po u ndërlikohet procesi mësimor (Video)

Vazhdon greva në UP, studentët ankohen se po u ndërlikohet procesi mësimor (Video)

Greva në institucionet arsimore ka hyrë në javën e tretë, ndërkaq edhe Universiteti i Prishtinës po vazhdon ta përkrahë atë. Për këtë janë kundër studentët, thonë se po ju ndërlikohet procesi mësimor.

Greva në sistemin arsimor ka hyrë në javën e tretë, duke përfshirë edhe Universitetin e Prishtinës. Profesori asistent,  Dorajet Imeri ne Fakultetin Filozofik, thotë se nuk do të tërhiqen nga greva derisa Qeveria të plotësoj kërkesën e tyre.

“Fatkeqësisht jemi në javën e tretë të grevës. Ne do të vazhdojmë me grevë për aq kohë sa do të reflektojë Qeveria, e cila fatkeqësisht është betonuar në qëndrimin e saj. Mendoj se Qeveria do të ishte dashur të reflektojë më shpejt ndaj kërkesave të grevistëve. Ne nuk jemi në grevë më dëshirën tonë”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Dorajet Imeri.

Greva ka bërë që të shtyhen të gjitha aktivitetet shkollore, duke përfshirë edhe provimet. Mirëpo meqë është afati i rregullt i janarit, studentët thonë se kjo u ka komplikuar procesin mësimor.

“Greva na ka prishur shumë punë, pasi ende nuk po i dimë kur do t’i kemi provimet dhe në cilën lëndë më mësua”, shprehet studenti Beatris Ramsha, përcjell Telegrafi.

“Deri tani greva nuk ka ndikuar shumë pasi Afati i Janarit ka hyrë prej një jave. Por, nëse shtyhen më shumë provimet do t’u pengonte të gjithë studentëve ”, Thotë studenti tjetër Gazmend Xhymshiti.

Pothuajse që nga fillimi, thirrjes së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit i’u është përgjigjur edhe Universiteti i Prishtinës, ndërkaq kërkesa  është që t’i kthejnë në koeficientin që kanë qenë, atë 3.3, pasi që sipas tyre, me miratimin e projektligjit të ri, paga e tyre do të zvogëlohet./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori