LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon fenomeni shqetësues, balenat dalin në breg (Foto)

Vazhdon fenomeni shqetësues, balenat dalin në breg (Foto)

Fenomeni i balenave të ngecura në cektinë ka marrë përmasa shqetësuese pasi, 240 të tjera dolën në bregun e Zelandës së Re.

Në orët e para të së shtunës vullnetarët ndihmuan në rikthimin në thellësi të 100 prej më shumë se 400 balenave që ngecën në cektinë të enjten. 300 të tjerat ngordhën teksa vullnetarët u vunë në garë me kohën për të mbajtur të gjalla të mbijetuarat duke i freskuar me ujë.

Edhe pse fenomeni nuk është i pazakonte, ai është më i rëndi i regjistruar ndonjëherë në Zelandën e Re.


Nuk është e qartë se përse balenat vazhdojnë të dalin përgjatë 5 km të bregdetit të “artë”. Një teori është se mund të jenë shtyrë në tokë nga peshkaqenët, pasi shenja kafshimi u gjet në një prej kafshëve të ngordhura.

Në disa raste, balenat janë të moshuara e të sëmura, të plagosura ose ngatërrojnë drejtimin, veçanërisht përgjatë plazheve me pjerrësi. Zyrtarë të departamentit të ambienti thanë se kjo është ngjarja më e rëndë e këtij lloji që prej vitit 1985, kur mbi 450 balena ngecën në breg në Okland.

Në trend Fun

Më shumë
Kjo kompani kërcënoi punëtorët me dëbim nga puna nëse nuk martohen

Kjo kompani kërcënoi punëtorët me dëbim nga puna nëse nuk martohen

Interesante
Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Interesante
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
E zuri për pak gjumi, kur u zgjua britanikja u tmerrua – pa se i biri kishte shkarravitur murin e bardhë me produktin e saj të grimit

E zuri për pak gjumi, kur u zgjua britanikja u tmerrua – pa se i biri kishte shkarravitur murin e bardhë me produktin e saj të grimit

Fun
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Zgjedhjet në Gjermani, kishte të tillë që në qendrën e votimit shkuan me kostum karnavalesh - dhe kishte një arsye për këtë

Zgjedhjet në Gjermani, kishte të tillë që në qendrën e votimit shkuan me kostum karnavalesh - dhe kishte një arsye për këtë

Interesante
Kalo në kategori