LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon ecuria e madhe e Romës, fiton ndaj Comos kësaj radhe 

Vazhdon ecuria e madhe e Romës, fiton ndaj Comos kësaj radhe 

Roma ka arritur që të marr fitoren e radhës, të kartën me radhë, duke mposhtur Comon me rezultat 2-1 në kuadër javës së 27-të të Serie A. 

Minutat e parë të ndeshjes ishin testues për të dy skuadrat që nuk rrezikonin shumë. 

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Como mori epërsinë, kur në skenë doli Maximo Perrone i cili asistoi te Lucas Da Cunha që shënoi për 1-0. 


Image

Roma arriti që të barazojë shifrat në fillimin e pjesës së dytë, ku Alexis Saelemaekers shënoi për 1-1. 

Como mbeti me dhjetë veta në fushë dhe nga kjo përfitoi Roma. 

Në minutën e 76-të, Roma morri epërsinë, kur Devyne Rensch asistoi te Artem Dovbyk  që shënoi për 2-1. 

Kjo fitore e ngjitë Romën në vendin e tetë me 43 pikë, ndërsa Como është e 13-ta me 28 pikë. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore