LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon debati për modernizimin e ARM-së

Në kuadër të seancës së 85-të sot do të vazhdojë debati për Propozim-ligjin për plotësim të Ligjit për mbrojtje, me procedurë të shkurtuar, transmeton Telegrafi.

Pas përfundimit të seancës së 85-të do të vazhdojë seanca e 92-të, në të cilën të deputetët do të debatojnë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për parti politike, në lexim të parë të parashtruar nga Liljana Popovska, për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për përparim dhe mbrojtje të të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind e popullatës në Republikën e Maqedonisë, në lexim të parë, të parashtruar nga deputeti Enes Ibrahim dhe ndryshimet e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në lexim të parë të parashtruar nga grupi i deputetëve të LSDM-së. /Telegrafi/