LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon debati për ligjin e gjuhëve, mungojn deputetët e OBRM-PDUKM-së

Vazhdon debati për ligjin e gjuhëve, mungojn deputetët e OBRM-PDUKM-së

Sot do të vazhdojë debati në Komisioni për euro-integrime në çështjen e ligjit për gjuhët, por pa pjesëmarrjen e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, pëcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca e djeshme u ndërpre pasi që kryesuesi Artan Grubi nuk u dha mundësi për vërejtej procedurale deputetëve të Lëvizjes Besa, pas refuzimit të amandamentit të tyre. Deputetët e Besës filluan të bëjnë zhurmë, duke i rënë tavolinës.


Gjithsej 90 amandamente janë dorëzuar për këtë ligj, 84 nga OBRM-PDUKM, 4 nga LSDM dhe 2 nga Besa./Telegrafi/