LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon aksioni policor për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësoreve në Prishtinë

Vazhdon aksioni policor për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësoreve në Prishtinë

Policia e Kosovës është duke vazhduar aksionin policor sipas planit operativ i cili ka filluar të zbatohet nga data 2 shtator.

Policia thotë se zbatimi i këtij plani është mirëpritur nga qytetarët dhe ka ndikuar pozitivisht në ngritjen e imazhit të policisë, në reduktimin e numrit të pengesave dhe kundërvajtjeve në trafikun rrugor në kryeqytet.

Aksioni për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësoreve në rrugët primare në kryeqytet, gjatë kësaj jave është duke u realizuar në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, dhe është përqendruar kryesisht në rrugët kryesore në qendër të qytetit, ndërsa ditëve të ardhshme pritet që aktivitetet policore të intensifikohen edhe në pjesë tjera të qytetit, meqenëse po vlerësohet e nevojshme si nga ana e qytetarëve, po ashtu nga vet policia si edhe nga institucionet komunale.


Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me theks të veçantë kërkon që drejtuesit e automjeteve, veturat e tyre të mos i parkojnë në vende të ndaluara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori