LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë radhët e gjata në Qendrën e Testimit në Prishtinë për ta paraqitur provimin për patentë shofer

Vazhdojnë radhët e gjata në Qendrën e Testimit në Prishtinë për ta paraqitur provimin për patentë shofer

Edhe sot janë parë radhë të gjata të qytetarëve në Qendrën e Testimit në Prishtinë, të cilët janë duke e paraqitur kërkesën për testin teorik për patentë shofer.

Qytetarët ankohen se pritjet janë të shumta dhe se nuk mbahet distanca.


“Dje kam qenë, radha ishe e gjatë, përsëri jam kthyer për të pritur në rend. Nuk ka respektim të masave”, tha një qytetarë, përcjell Telegrafi.

Ditë më parë, Ministria e Infrastrukturës ka publikuar orarin për paraqitjen e provimit teorik për kategorinë “B”.

MI-ja publikon orarin për paraqitjen e testit teorik për patentë shoferë
Lexo po ashtu MI-ja publikon orarin për paraqitjen e testit teorik për patentë shoferë

Sipas njoftimit të MI-së thuhet se për shkak të numrit të madh të kandidatëve të krijuar në Njësinë Regjionale të Patentë Shoferit në Prishtinë, paraqitja e provimit teorik do të bëhet sipas shkronjave të para të mbiemrit.

“Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: A, B, C testin teorik mund ta paraqesin nga data 17.03.2021. Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: Ç, D, DH, E, Ë testin Teorik mund ta paraqesin nga data 18.03.2021, e kështu më radhë”, njofton MI. /Telegrafi/