LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit në Serbi – shkelet me veturë një profesoreshë që proteston në Beograd

Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit në Serbi – shkelet me veturë një profesoreshë që proteston në Beograd

Edhe sot kanë vazhduar protestat anti-qeveritare të studentëve dhe disa profesorëve anembanë Serbisë.

Një incident ka ndodhur gjatë manifestimit të pakënaqësisë së qytetarëve, ku një veturë ka tentuar të çajë sot postbllokun para Fakultetit të Farmacisë, duke rrëzuar një grua.

Studentët shkelen me vetura dhe rrahen prej "mbështetësve" të Vuçiqit
Lexo po ashtu Studentët shkelen me vetura dhe rrahen prej "mbështetësve" të Vuçiqit

Mediumi N1 raporton se bëhet fjalë për një profesoreshë të Fakultetit të Farmacisë, e cila ka mbetur e lënduar dhe është dërguar me urgjencë në spital.


Ngjarja ka ndodhur gjatë bllokadës së përditshme në orën 11:52, në shenjë nderimi për 15 personat që humbën jetën nga rënia e strehimores së jashtme të stacionit hekurudhor në Novi Sad.

Studentët thonë se kërkesat e tyre, pavarësisht pretendimeve të kundërta të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk janë plotësuar.

Protestuesit në Serbi refuzuan ta lejojnë veturën të kalojë, shoferi rriti shpejtësinë dhe goditi turmën – disa përfunduan mbi automjet
Lexo po ashtu Protestuesit në Serbi refuzuan ta lejojnë veturën të kalojë, shoferi rriti shpejtësinë dhe goditi turmën – disa përfunduan mbi automjet

Kërkesat e studentëve mbeten të njëjta – hapja e dokumente sekrete për ngjarjen tragjike në stacionin e trenit në Novi Sad, por edhe procedimi i grupit organizativ që i sulmoi ata dhe profesorët e tyre në një tubim, derisa po nderonin ata që humbën jetën në këtë tragjedi.

Ndryshe, universitetet në Beograd dhe Novi Sadit janë nën bllokadë totale. Të gjitha fakultetet në Kragujevc dhe Nish gjithashtu kanë ndaluar së funksionuari. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori