LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë për t’i kaluar pushimet e verës ka bërë që të krijohen kolona të gjata të automjeteve në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara në orën 20:50 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë kufitare kolonat janë deri në dy kilometra.


Bashkatdhetarëve po u duhet të presin deri katër orë për të hyrë, e deri në një orë për të dalë.

Ardhja e bashkatdhetarëve, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës vetëm sot u realizuan 118 vajtje-ardhje
Lexo po ashtu Ardhja e bashkatdhetarëve, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës vetëm sot u realizuan 118 vajtje-ardhje

Ndërkaq, vendkalimet tjera janë të lira për qarkullim dhe pritjet për të hyrë e dalë janë 10 minuta maksimumi.

Përjashtim këtu bën pika kufitare Muçibabë, ku pritjet për të hyrë janë deri në 1 orë e gjysmë e për të dalë deri në një orë.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare, duke klikuar KËTU.

Këtë verë fluksi i mërgimtarëve që kanë hyrë nga pikam kufitare në Merdar ka qenë relativisht i ulët. Sipas të dhënave të kësaj qendre, pritjet për hyrje-dalje zgjasin pesë minuta.

Fluks të madh të qytetarëve që kanë ardhur nga vendet evropiane ka pasur edhe në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Vetëm gjatë ditës së sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë janë realizuar 118 ardhje – vajtje.

Kështu ka konfirmuar Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

“Në këtë ditë vere, 59 fluturime. Për ne, 118 ardhje – vajtje. Mirë se vini dhe Rrugë të Mbarë”, thuhet në njoftimin e bërë nga kjo agjenci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori