Pasi ambasadorja amerikane njoftoi se ekipi nga Uashingtoni është në vend që t’i zbulojë aktorët më të korruptuar të cilët e pengojnë zhvillimin e shoqërisë, sot edhe ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe të Britanisë së Madhe iu bashkangjitën thirrjes – institucionet dhe qytetarët të bëjnë më shumë për uljen e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër, përfaqësues të Qeverisë, të kritikuar se ndihma nga jashtë do të thotë dështim në vend, sërish kanë premtuar angazhime më të mëdha për reforma të sistemit kompetent për përballje me këtë problem.
Paralajmërimeve që vinë nga ambasadorët e huaj se korrupsioni në Maqedoninë e Veriut thellohet dhe e pengon rrugën drejt Bashkimit Evropian, Qeveria fillimisht u përgjigj me pajtueshmërinë e përgjithshme se problemi është i madh dhe duhet të zgjidhet, ndërsa sot edhe me takim të veçantë me institucionet kompetente për përballje me korrupsionin. Nga foltorja kanë drejtuar dënime të ashpra për indet e korruptuara në administratën publike, posaçërisht në sistemin gjyqësor dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e korrupsionit.
“Në qoftë se kemi luftë joselektive kundër korrupsionit, në qoftë se kemi vendime gjyqësore të mbushura me dyshime dhe të marra pa asnjë transparencë, nuk kontribuojmë për krijimin e besimit në institucione. Pavarësia gjyqësore nuk do të thotë se dikush ka të drejtë ta shkatërrojë sistemin nga brenda dhe të mos ketë asnjë përgjegjësi, përkundrazi, pavarësia gjyqësore sjell përgjegjësi shumë më të madhe, para së gjithash ndaj qytetarëve” – deklaroi Sllavica Gërkovska, zv/kryeministre
Ambasadori i Bashkimit Evropian, David Geer, i pranishëm në sallën e Qeverisë, theksoi se deri më tani BE-ja ka investuar shumë për kontroll të korrupsionit, megjithatë duhet të bëhet më shumë.
“Gjatë muajit të kaluar debati publik posaçërisht u fokusua në luftën kundër korrupsionit, kjo është mirë, por nuk është diçka e re. Nga ana e BE-së ne vazhdimisht dhe publikisht i theksojmë mossukseset në këtë fushë, e kemi përshëndetur suksesin kur ka ndodhur dhe bëjmë thirrje për veprim më serioz. Për këtë arsye në emër të BE-së përsëri bëj thirrje të bëhet më shumë”, tha Geer, ambasador i BE-së.
Vetëm disa orë para këtij takimi, ambasadori britanik në vend, Metju Louson, sipas shembullit të ambasadores amerikane Anxhela Ageler, në rrjetet sociale shkroi.
“Raportet e paradokohshme shqetësuese sugjerojnë se korrupsioni në Maqedoninë e Veriut përkeqësohet, nuk përmirësohet. Korrupsioni e minon sundimin e së drejtës dhe krijon mosbesim në sistemin gjyqësor, e dobëson administratën publike”, tha Metju Louson.
Pasi ambasadorja amerikane para tri ditëve njoftoi se në vend ka mbërritur ekipi nga Uashingtoni për qasje më agresive dhe masa të mundshme kundër aktorëve të korrupsionit në të kaluarën dhe tani, në llogari të Qeverisë kanë mbërritur kritika, si nga opozita politike, ashtu edhe nga qytetarët, se kjo është shenjë e jofunksionalitetit dhe dështim i politikës vendase në përballjen me një nga problemet kryesore të cilat zvarriten për vite me radhë – korrupsioni, krimi dhe sundimi joselektiv i të drejtës. /KlanM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare