Vazhdojnë dramat mes Eglit dhe Xhenetës, kjo e fundit: Duket se edhe pozat qenkan pronë tashmë

Një debat i nxehtë ka pushtuar rrjetet sociale këto ditë, duke përfshirë dy ish-banore shumë të njohura të “Big Brother”.
Në qendër të vëmendjes janë Xheneta Fetahu, ish-konkurrente e Big Brother VIP Kosova 3, dhe Egli Tako, ish-banore e Big Brother VIP Albania 4.
Shkak janë bërë disa poza të fundit të Xhenetës, të cilat sipas fansave të shumtë të Eglit, duken si një “kopjim” i pozave tipike të Egli Takos. Kjo ka nxitur një rrjedhë komentesh dhe akuza drejt Xhenetës.

E veçanta është se të dyja janë aktualisht pjesë e programit “E Diell” në Top Channel, megjithëse punojnë në rubrika të ndryshme, duke bërë që ky debat të marrë vëmendje edhe më të madhe.

Kur u përball me këto akuza, Xheneta vendosi të reagojë. Përmes një Story në Instagram, ajo hodhi poshtë të gjitha spekulimet. Ajo publikoi një kolazh me fotot e saj dhe shkroi: “Duket se edhe pozat qenkan pronë tashmë. 6+ muaj që bëj foto kështu, por hajt se është ‘coincidence’. S’blej komente, s’krijoj fake account-e dhe s’merrem me askënd. Mos më përfshini në dramën tuaj, unë s’kam nevojë për llogari fake për të ekzistuar. Puçi puçi”.
Mesazhi i saj është i qartë: ajo mohon që po imiton dikë, duke theksuar se ka përdorur këto poza më shumë se gjashtë muaj, dhe i dërgon një mesazh të qartë kritikëve, duke treguar se nuk ka nevojë për drama apo llogari false për të tërhequr vëmendje. /Telegrafi/













































