LAJMI I FUNDIT:

Vazhdohet paraburgimi për vrasësin e Almirit

Vazhdohet paraburgimi për vrasësin e Almirit

Boban Iliçit, të akuzuarit për vrasjen e Almirit Aliut, i është zgjatur paraburgimi për edhe 30 ditë plotësuese. Pas përfundimit të paraburgimit fillestar Prokuroria ka vlerësuar se të akuzuarit duhet ti zgjatet paraburgimi sepse ende ka nevojë për hulumtime dhe analiza, ndërkohë që rreziku nga ikja e tij është i pranishëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë e ka bërë të ditur avokati mbrojtës i familjes Aliu. Avokati Asmir Alispahiç për televizionin Shenja ka thënë se kjo vepër është shumë e rëndë prandaj Iliç nuk kishte si ti ik paraburgimit.


Kohë më parë nga Prokuroria Themelore thanë se zgjatja e paraburgimit bëhet për shkak se ekspertizat e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti ende nuk janë tërësisht të gatshme. Nuk janë të gatshme as analizat e obduksionit të të ndjerit.

Përndryshe Neni 123 i Kodit Penal parashikon dënim minimal prej 10 vjetësh për vrasje me paramendim, sidomos nëse personi i akuzuar ka vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë.

Dënimi maksimal për këtë vepër është burg i përjetshëm.  Por ekziston mundësia e zbutjes së dënimit nëse dëshmohet se Boban Iliçi nuk ka qenë në gjendje të kthjellët mendore gjatë kryerjes së aktit./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori