Vashat e Kosovës i nisin eliminatoret me fitore bindëse ndaj Gjibraltarit

Futbollistet e Kosovës i kanë mposhtur ato të Gjibraltarit, me rezultat të thellë 6-0, në ndeshjen që I takon Grupit 2 të Ligës C të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, Kosova e nisi furishëm, duke shënuar që në minutën e katërt me Kaltrina Biqkajn.
Nuk vonoi shumë dhe Sara Sahiti realizoi për 2-0 në minutën e 26-të, që do të jetë edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, të besuarat e Sami Sermaxhajt shtuan presionin dhe numrin e golave.
Ishte Modesta Uka që shënoi në minutën e 63-të për 3-0, ndërsa Erleta Memeti shënoi në minutën e 72-të për 4-0.
Gentian Feraj shënoi dy herë radhazi në minutat 76 dhe 87 për rezultatin përfundimtar 6-0.
Kosova e nis me fitore në këto kualifikime, ku është në grup edhe me Kroacinë dhe Bullgarinë. /Telegrafi/





















































