Bota e muzikës shqiptare është tronditur nga ndarja nga jeta e Shemsi Krasniqit - Shemit, anëtarit të njohur të grupit legjendar “Ilirët”, një emër i rëndësishëm që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqipe.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot (e mërkurë) me fillim nga ora 14:00, në varrezat e qytetit në Arbëri të Prishtinës, ku familjarë, miq, kolegë dhe adhurues të muzikës së tij do t’i japin lamtumirën e fundit.


Shemi u bë i njohur si pjesë e grupit “Ilirët”, një prej formacioneve më të dashura për publikun, që për vite me radhë kontribuoi në pasurimin e skenës muzikore shqiptare me këngë të paharruara dhe interpretime që u kthyen në identitet për disa breza.

Pas lajmit të ndarjes së tij nga jeta, reagime të shumta kanë ardhur nga artistë, figura publike dhe fansa, të cilët e kanë kujtuar Krasniqin si një njeri të thjeshtë, artist të përkushtuar dhe bashkëpunëtor të respektuar.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh në muzikën shqiptare, ndërsa kujtimi dhe kontributi i Shemit do të jetojnë përmes këngëve dhe trashëgimisë artistike që ai la pas.

I njëjti u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë të hënën në mesditë.

Për rikujtim, Shemi ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare. /Telegrafi/