Me nderime të larta nga autoritetet e Kosovës në varrezat e dëshmorëve në Koshare, është varrosur Izet Demaj, polici i rënë në detyrë në Istog.
Mes lotësh dhe dhimbjesh, rruga e gjatë për tek varrezat e dëshmorëve ishte mbushur më njerëz që kishin ardhur për të nderuar veprën heroike të tij.
Në lamtumirën e fundit, vajza e Izetit, Valza me emocione të mëdha, mes dridhjeve të duarve dhe lotëve, shpreh krenarinë që ka për babin e saj. Me shpresën, siç thotë ajo që gjithë fëmijët do të rriten me shpresën që Kosova të bëhet ashtu siç dëshironte Izeti, e suksesshme dhe e qetë.
“I dashur baba shpesh më fole për Agimin, Saliun, Abazin e Aliun e të gjithë me radhë që pjesë e të cilëve i bërë edhe ti sot. Ti ishe krenar që luftove krahë tyre, e ne jemi krenar që të paktën shkurtë e jetuam jetën me ty. Pusho i qetë babai, pranë shokëve që ti i deshe shumë se ne do të rritemi me dashurinë për ty, me shpresën që Kosova do të bëhet ashtu siç do të dëshiroje ti, e qetë e suksesshme dhe e sigurtë. Gjaku yt i pastër dhe shokëve të tu është garancioni më i mirë për këtë siguri, lavdi e përjetshme babai im” tha ajo.
Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa tha se sakrifica e Izetit i shtyen që të luftojnë më ashpër krimin dhe kriminelët. Kurse theksoi se MPB do të përkujtoi gjithmonë veprën e tij.
“Sakrifica e tij na bënë krenar dhe njëkohësisht na shtynë të luftojmë më ashpër krimin dhe kriminelët. Ministria e Punëve të Brendshme do të përkujtojë si një punonjës të dalluar dhe sakrifica e tij kundër krimit në njërën anë, dhe një ambienti më të sigurtë në anën tjetër do të jetë udhërrëfyes për të gjithë ne”, shkruhej në telegramin e ministrit Mustafa.
Eprori i Izetit gjatë luftës në Koshare, Xhafer Gashi tha se heronjtë si Izeti e mbajnë atdheun në luftë dhe liri, ndërsa i porositi familjarët se nuk duhet vajtojnë për të, me shpresën që kjo dhimbje të jep një të ardhme më të mirë.
“Heronjtë e mbajnë atdheun në luftë dhe liri, e nderuara familja Demaj, ju as ne sot nuk duhet të vajtojmë për Izetin sepse heronjtë nuk durojnë vaj, ata qëndrojnë para zotit të tyre të lumtur sepse kanë gjetur të ardhmen…Izeti iu bashkua forcave çlirimtare të Kosovës më janar të vitit 1999 u pjesë e brigadës Agim Ramadani, ishte i vullnetshëm por i qetë, ishte i ri por i guximshëm ishte i shkathët por i matur, me veti të tilla ishte Izeti ishte i përkryer për t’u bërë pjesë e policisë Ushtarake”, tha ai.
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Izet Demaj dy ditë më parë u qëllua për vdekje në krye të detyrës në qytetin e Istogut./E.Zeqiri
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe