LAJMI I FUNDIT:

Varianti vjeshtor i ëmbëlsirës së preferuar: Provoni ‘cheesecake’ me shegë

Varianti vjeshtor i ëmbëlsirës së preferuar: Provoni ‘cheesecake’ me shegë
(Foto: Dish n’ the Kitchen)

Cheesecake është një lloj ëmbëlsire e preferuar për shumë njerëz dhe kjo tortë mund të përgatitet në qindra mënyra.

Varianti më i njohur i vjeshtës është cheesecake me shegë ose kallam, një frut i shëndetshëm dhe i shijshëm që për shkak të kokrrave të kuqe është një dekorim ideal mbi tortën.

Bëni Toblerone në shtëpi me vetëm tre përbërës
Lexo po ashtu Bëni Toblerone në shtëpi me vetëm tre përbërës

Më poshtë është një recetë për cheesecake me shegë në gotë:

Përbërësit për bazën

50 g biskotë integrale (biskota digjestive)
25 g gjalpë i zbutur në temperaturën e dhomës

Kremi

100 g jogurt
50 g krem djathi i freskët
75 g krem të ëmbël
1 lugë pluhur sheqeri

Pjesa e jashtme

250 g fruta mali
1 shegë
1 lugë sheqer
1 lugë gjelle lëng limoni të saposhtrydhur


Receta më e shpejtë: Bëni palapeta në furrë me mikrovalë
Lexo po ashtu Receta më e shpejtë: Bëni palapeta në furrë me mikrovalë

Përgatitja

Grini biskotën dhe e përzieni me gjalpë në temperaturë ambienti. Masën e ndajmë në tri enë ose gota dhe e ngjeshim me shtresën e lugës dhe e lëmë në frigorifer derisa ta përgatitni pjesën tjetër të ëmbëlsirës.


Rrahim ajkën e ëmbël me pluhur sheqeri derisa të bëhet e ngurtë, e përziejmë jogurtin me djathin e freskët dhe e shtojmë te kremi i rrahur.

Përziejini të gjithë përbërësit butësisht derisa të kombinohen. Hidhni kremin mbi bazën e përgatitur të biskotave dhe vendoseni përsëri në frigorifer për të paktën një orë.

Ndërkohë, frutat e malit i presim në copa të vogla dhe i kalojmë në një tenxhere, shtojmë sheqerin dhe lëngun e limonit, i vendosim në tenxhere dhe i ziejmë në nxehtësi të ulët për rreth dhjetë minuta duke i përzier vazhdimisht. Lëreni masën të ftohet dhe më pas ia shtoni kremit. Dekoroni pjesën e sipërme të tortës me kokrra shege.

Kthejeni në frigorifer derisa ta shërbeni për ta ngrënë.

/Telegrafi/