LAJMI I FUNDIT:

Varhelyi: Kovaçev është ndihmësi “sekret” për të tejkaluar bllokadën me Maqedoninë e Veriut

Varhelyi: Kovaçev është ndihmësi “sekret” për të tejkaluar bllokadën me Maqedoninë e Veriut

Komisioneri për Zgjerim të BE-së Oliver Varhelyi, duke prezantuar raportin e reformave për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë para eurodeputetëve deklaroi se eurodeputeti Andrej Kovaçev është ndihmësi i fshehtë i tij dhe se do të vazhdojë të punojë me të në përpjekje që të tejkalohet bllokada për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioneri Evropian shtoi se qëllimi është marrja e dritës jeshile për Shkupin dhe Tiranën më së voni deri në dhjetor, por kujtoi se vendimi i përket shteteve anëtare të BE-së.


“Nuk jam ai që voton për këtë, unë jam ai që përpiqet t’i bindë ata të votojnë për këtë, mund të ndaj aq shumë me ju, por do të vazhdoj të angazhohem, siç e di eurodeputeti Andrej Kovaçev, i cili ishte një një ndihmës sekreti për avancimin e punëve, nuk dua të jap detaje, por ne po punojmë,” tha Varhelyi.

Ai tha se po punon që deri në dhjetor të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njofton AIM nga Brukseli.

I pyetur nga eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, nëse pranon që ndajë Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave, eurokomisari u përgjigj negativisht.

“Mendoj se është e qartë se të dy vendet i kanë plotësuar kushtet dhe ne duam një marrëveshje për të dy vendet, ky është pozicioni i më shumë se shumicës së shteteve anëtare të BE-së, në këtë moment ne mund dhe duhet t’i konsiderojmë ato së bashku”, tha Varhelyi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori