Raphael Varane ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester United në verë, pas skadimit të kontratës së tij, pas tre sezoneve në Old Trafford.
Mbrojtësi shumë i trofeshëm mbërriti në klub nga Real Madrid në gusht 2021 dhe u zbulua në mënyrë të paharrueshme para tifozëve tanë vendas në ‘Teatrin e Ëndrrave’, përpara fitores ndaj Leeds United.
Megjithatë, kohës së tij në Old Trafford i ka ardhur fundi dhe është vet mbrojtësi francez që ka njoftuar largimin me anë të një video në profilin e tij privat.
Merci, @RaphaelVarane 🇫🇷❤️#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) May 14, 2024
“Për ju djema, mbështetës të Manchester United. Kanë qenë disa vite të mahnitshme për të luajtur për këtë klub të veçantë dhe duke veshur atë fanellë. Hera e parë që shkova në Old Trafford si lojtar i Man Utd ishte diçka e çmendur. Atmosfera ishte e mahnitshme”.
“U dashurova me klubin dhe tifozët. Duhet të luash për Man Utd për të kuptuar se çfarë përfaqëson. Për fëmijët e mi, këtu është shtëpia. Do të jetë një vend i veçantë për mua, për jetën. Kur tifozët shkojnë në Wembley, është diçka që ata e mbajnë mend gjatë gjithë jetës. Të ndaja atë moment me ta ishte absolutisht e mahnitshme”.
“Pavarësisht faktit se kemi pasur një sezon të vështirë, unë jam shumë pozitiv për të ardhmen. Pronarët e rinj po vijnë me një plan të qartë dhe një strategji të shkëlqyer”.
Thank you for everything, @ManUtd ❤️ pic.twitter.com/4nwJxk4ddf
— Raphaël Varane (@raphaelvarane) May 14, 2024
“Do të shihemi në Old Trafford për të thënë lamtumirë për ndeshjen e fundit në shtëpi këtë sezon dhe sigurisht që do të jetë një ditë shumë emocionale për mua”, ka shkruar Varane.
Ndryshe, Varane ka luajtur 93 ndeshje për United dhe ka fituar trofeun e Carabao Cup në 2023 kur Djajtë e Kuq mposhtën Neëcastle United në Ëembley. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës