LAJMI I FUNDIT:

Varadi: Ideja e Çosiqit për ndarjen e Kosovës, vështirë të realizohet tash

Varadi: Ideja e Çosiqit për ndarjen e Kosovës, vështirë të realizohet tash

Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Tibor Varadi, i cili kishte deklaruar se pavarësia e Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, tash mendon se Kosova faktikisht nuk është pjesë e Serbisë.

Në një intervistë për televizionin serb N1, profesori i të drejtës ndërkombëtare, Varadi, ka komentuar edhe zërat lidhur me idenë e ndarjes së Kosovës, si dhe deklaratën e zëvendëskancelarit austriak.


“Unë mendoj se është mirë që kjo ide në tavolinë, por nuk do të mund të thosha se konkretisht është në tryezën e bisedimeve, por unë do të shtoja se diçka e tillë shumë më lehtë do ta arrihej 10-15 vjet më parë, sesa sot. Dikur, për aq sa unë e mbaj mend, Dobrica Çosiq kishte një ide të tillë, por ajo atëherë thjesht nuk ishte në tryezën e bisedimeve, kur kjo kishte më shumë gjasa të realizohej. Sot, në qoftë se do të shtrohej kjo çështje, dikush do përpiqet për ta lidhur me Preshevën, dhe për një shkëmbim territoresh. Sidoqoftë, mendoj kjo vërtetë nuk ka gjasa reale, por është mirë të mbahen të gjitha opsionet në tavolinë”, thotë Varadi, pwrcjell Telegrafi.

Në pyetjen e gazetarit se Bashkimi Evropian pret sa më parë të jetë e mundur një zgjidhje në raportet me Kosovën dhe nëse diçka e tillë është e mundur dhe çfarë mund të jetë zgjidhja përfundimtare, Varadi thotë se në Kuvendin e Serbisë nuk ka deputetë nga Kosova dhe se pushteti ekzekutiv serb nuk shtrihet në Kosovë.

“Pa marrë parasysh çfarë është zgjidhja e drejtë, Kosova faktikisht nuk është pjesë e Serbisë. Ne kemi një ndryshim të termeve. Ruajtja e Kosovës do të thotë të ketë më pak vende që e kanë njohur Kosovën, dhe atëherë bëhet shumë e rëndësishme nëse Surinami e njeh ose jo, por faktikisht Kosova nuk është pjesë e Serbisë”.

“Pranimi i kësaj gjendjeje faktike, si një gjendje e pranuar, është një opsion që me siguri do të ishte më i vështiri dhe më i dhimbshmi. Ajo për çfarë nuk kam asnjë dyshim, është nëse në atë mënyrë të veçantë do të ndahet veriu i Kosovës… Tash nëse kjo do të arrihet përmes ndarjeve territoriale ose nëpërmjet një autonomie të gjerë, këto janë opsione reale, dhe unë nuk do të doja të isha në pozita të politikanëve, të cilët do të duhet ta pranojnë këtë”, tha Varadi. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori