“Kur vijnë të këqijat të gjitha bashkë, hapu derën”, është një shprehje nga thesari i ynë i fjalëve popullore, përmes së cilës mund të përshkruhet situata aktuale te ne.
Viktima gjithandej. Edhe një javë duke numëruar dhjetëra viktima në ditë nga koronavirusi … Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo.
Në ditën kur sërish kishim mbi 20 viktima nga virusi, ndodhën edhe raste të tjera tragjike me shumë viktima. Dy fëmijë u dogjën në një shtëpi në një fshat të Gjakovës. Dy viktima në një përleshje të armatosur në Pejë, mes zyrtarëve të njëjtit subjekt politik (njëri ish kandidat për kryetar komune e tjetri kandidat për kryetar në zgjedhjet e 17 tetorit).
Kulmi i një dite tragjike u arrit me tragjedinë e madhe në Spitalin e Tetovës, ku flakët e zjarrit ua morën jetën 14 pacientëve, që po kërkonin shërim e shpëtim nga koronavirusi.
Të gjitha këto ndodhën një ditë pasi në Prishtinë erdhi kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila njoftoi se Specialja do të jetë funksionale deri atëherë kur Këshilli i Evropës do të njoftojë se të gjitha procedurat hetimore para Dhomave të Specializuara të Kosovës do të kenë përfunduar.
Trendafilova nuk u prit me dashamirësi nga një subjekti politik. Në ambientet ku ajo po mbante konferencë shtypi u vërshëllye me filikaqa aktivistët e PSD-së. Ndërsa jashtë hotelit, ku po mbahej konferenca për shtyp, po zhvillohej drama e shkarravitjes përtokë të aktivistëve dhe përgjakjes së kreut të PSD-së nga policia, të cilët po kundërshtonin ardhjen e Trendafiloves edhe me parullën “non grata”.
Në ditën kur kryetarja e Speciales në Prishtinë po fliste për mandatin e këtij organi të drejtësisë së Kosovës, por jashtë Kosovës, nuk u pa ta kundërshtonin e as protestonin për ardhjen e saj, ata që deri dje ishin më të zëshmit e zhurmshmit kundër Speciales.
Nuk u panë duke protestuar as ish bashkëluftëtarët e komandantëve të UÇK-së, që po mbahen të arrestuar në Hagë, e as bashkëpartiakët e ish-presidentit Thaçi e ish-krerëve të Parlamentit, Krasniqi e Veseli.
Nuk doli ta kundërshtonte ardhjen e Trendafiloves as kreu në detyrë i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, më i zëshmi dhe më agresivi në deklarata kundër Speciales, e cila po i mban të arrestuar krerët e OVL.
E tërë këtë më së miri e ilustroi një profesor i filozofisë, me një fjali: “E pritëm edhe kët’ ditë: Dardan Molliqaj me protestu për Hashim Thaçin, ndërsa aktivistët e PDK-së e marrin vesh lajmin nga portalet”.
Jo vetëm PDK-ja, por edhe LDK-ja, AAK-ja dhe parti të tjera, nga portalet e televizionet po informohen edhe për opozitarizmin e vetëm të mirëfilltë të PSD-së së Molliqajt, ish bashkëpartiakëve të Albin Kurtit.
Mbase, Molliqaj me shokë ka mbetur i vetmi pa hipotekë nga e kaluara e keq qeverisjes, që ende ka kurajë dhe fytyrë t’i kundërshtojë veprimet dhe mos veprimet e Qeverisë Kurti.
Krejt kjo çfarë bën opozita parlamentare më shumë është si një improvizim i luajtjes të kinse rolit të opozitës. Çfarë është opozita, është edhe pushteti. Opozita po e akuzon pushtetin për arrogancën e numrave. Pushtet abuzues e arrogant Kosova kishte me ose pa numra.
Në tërë këtë mozaik të këqijash vjen edhe një tjetër e keqe.
Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, pas një takimi në Bruksel me shefin e delegacionit të Serbisë, tha se me palën serbe u pajtua që Serbia të ketë qasje në arkivat shtetërore për UÇK-në në Kosovë.
Kjo deklaratë e Bislimit nxiti reagime dhe kundërshtime të mëdha në skenën politike, organizatave të dala nga lufta, por edhe personave nga jeta publike.
Kjo kërkesë e Serbisë vjen si një përpjekje për të justifikuar krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë, andaj edhe përgjigjja e Bislimit duhej të ishte konform me krimet serbe.
Serbia mban të mbyllura arkivat e krimeve dhe gjenocidit të kryer mbi shqiptarët në Kosovë, siç vazhdon t’i mbajë të pazbuluara varrezat masive me 1,630 trupa të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës.
Arkivat e luftës së UÇK-së në Kosovë janë të hapura që nga viti 1998. E, ato janë në fushëbetejat e UÇK-së anekënd Kosovës – nga beteja e komandantit legjendar Adem Jashari e 5,6, 7 marsit 1998 në Prekaz dhe shumë betejave të lavdishme – deri te Beteja e Koshares.
Në Kosovë janë të shumta edhe “arkivat” – varrezat e komplekset memoriale, si dëshmi e krimeve, masakrave dhe vrasjeve masive nga forcat serbe gjithandej – me mbi 13,500 civilë shqiptarë të vrarë.
Praj, Kosova e tëra është një muze arkiv, dëshmi e një lufte të egër dhe shfarosëse të Serbisë ndaj një populli të tërë.
Të këqijat mund të vijnë bashkë, por duhet forcë përbashkët për t’i ndalur e parandaluar një nga një.
Nejse. Nuk ishte krejt zi e keq këtë javë.
Presidentja Osmani për të hënën ka ftuar në një takim konsultativ partitë politike për të diskutuar lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend. Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës paskësh rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
IKSHPK në këtë rast veç ka rekomanduar atë që e paralajmëroi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë kësaj jave.
Ky paralajmërimi hasi në reagime e kundërshtime nga opozita, por edhe shoqëria civile. Çuditërisht ndaj këtij paralajmërimi i pari reagoi kreu i LDK-së, duke thënë se “askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet”. Dhe reagimi i tij “i ashpër” sikur ishte sinjali më i mirë se shtyrja do të ndodhë. Lumiri mbase e dinte këtë, para se ta thoshte Glauku!
E dimë gjithashtu se Presidentja ka ftuar përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës, jo për t’u konsultuar, por për t’ua bërë me dije se zgjedhjet do të mbahen kur thotë “IKSHPK”, respektivisht shefi i saj [Presidentes], pronar i “tapisë” së pushtetit nga 52 përqindëshi.
Deri të hënën, por edhe pas të hënës, do të ketë reagime e përplot kundërshtime të opozitës së arkivuar, për shtyrjen e zgjedhjeve. Por, asgjë nuk e ndryshon vendimin e “arrogancës së numrave”.
Njerëzit do të vazhdojnë të vdesin nga koronavirusi edhe pas të hënës, por duhet pranuar se Qeveria Kurti, më shumë se asnjë qeveri tjetër e pasluftës, me vendimin e fundit për mbështetje financiare për lehonat dhe shtesat për fëmijë, do të stimulojë shtimin e popullsisë në vend.
Për fund, pak kampanjë sensibilizuese në emër të Qeverisë: Prindër, mos hezitoni, bëhuni përfitues të shtesave! Mirëpo, para se të aplikoni, duhet të bëni fëmijë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474760921_947659314132869_9216424812865863447_n-780x439.jpg)
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike
![Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesssss.jpg)
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit
![Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-c24cb82e-a8b9-4d21-84d5-20b3f9eb5afb-780x439.jpeg)
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme
![Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/partite-fushata-780x439-1.jpg)
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë
![Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nisss.jpg)
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë
![Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-121-780x439.jpg)
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame