LAJMI I FUNDIT:

Vapë afrikane në Shqipëri, sot deri në 38 gradë ceslsius

Vapë afrikane në Shqipëri, sot deri në 38 gradë ceslsius

Vazhdon qarkullimi i masave ajrore të nxehta në Shqipëri.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti sot parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta e mesatare.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/sek në bregdet.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë, transmeton atsh.

Temperaturat parashikohen të luhaten në këto vlera 20-23 minimalja, ndërsa ato maksimalet deri në 38 gradë celsius