LAJMI I FUNDIT:

Vanhoutte: Ka përparim në Maqedoni, por është i pamjaftueshëm

Vanhoutte: Ka përparim në Maqedoni, por është i pamjaftueshëm

Ish-ndërmjetësuesi mes partive politike gjatë kohës kur u arrit marrëveshja e Përzhinës, Peter Vanhoutte, në një intervistë për agjencinë Meta ka folur rreth situatës politike në vend dhe gjendjen e mediave.

Ai thotë se që nga hera e fundit kur ka qenë në Maqedoni para dy viteve, gjendja e mediave është përmirësuar, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Kur u largova nga vendi para disa viteve, gjendja e mediave ishte shumë e keqe, pasi ishin tërësisht të kontrolluara nga pushteti. Sot shohim se ka përmirësime. Atmosfera e përgjithshme, përfshirë edhe mediat është më e relaksuar. Ligji i ri për mediat do të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes së mediave edhe më tej. Megjithatl ka edhe shumë punë për t’u bërë”, ka thënë Vanhoutte.

Ndërsa sa i përket procesit të reformave, ai ka thënë se është arritur përparim, megjithatë ai në disa fusha akoma nuk është i mjaftueshëm.

“Reformat gjyqësore mbeten shumë problematike. Besoj se së pari ka nevojë për ndryshime të anëtarëve në Këshillin Gjyqësor dhe të fillojë procesi themelor për kontrollimin e gjithë sistemit, duke përfshirë edhe vlerësimin e gjithë gjykatësve”, ka shtuar Vanhoutte./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori