Kohëve të fundit është përfolur mjaft shumë kalimi i mesfushorit të Ajaxit, Donny Van de Beek në Manchester United.

Siç është raportuar, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro për holandezin dhe marrëveshja e tyre pritet të finalizohet shumë shpejt.


Në anën tjetër, 23 vjeçari është komentuar edhe për romancën që ka me vajzën e legjendës së Arsenalit, Dennis Bergkamp.

Screenshot 1 8 Dennis Berkamp dhe vajza e tij, Estelle (Foto: Instagram)

Ata u takuan për herë të parë në Amsterdam dhe që atëherë dashuria e tyre filloi të lulëzojë.

Dhe tani duket se ajo u bashkua me Donny në Manchester.

Kush është e dashura e Donny Van de Beek, Estelle Berkamp?

Estelle Deborah Bergkamp lindi në Londër në vitin 1996 dhe tashmë është 24 vjeçe.

Kur ishte një vajzë e vogël, ajo u bashkua me babanë e saj në fushë në Highbury dhe u fotografua duke mbajtur në duar trofeun e 'Premier League'.

Futbolli ka qenë gjithmonë në familjen e saj, prandaj nuk ishte befasi që ajo së shpejti do të fillonte të dilte me një futbollist.

Screenshot 2 7 Estelle Berkamp (Foto: Instagram)

Fillimisht, ata e mbanin romancën e tyre të fshehur, por të njëjtit më pas kanë mbushur rrjetet sociale me imazhe e dedikime ndaj njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Screenshot 3 8 Estelle Berkamp dhe Donny Van de Beek (Foto: Instagram)

Screenshot 4 4 Estelle Berkamp dhe Donny Van de Beek (Foto: Instagram)

Screenshot 5 2 Dennis Berkamp dhe vajza e tij, Estelle (Foto: Instagram)

Screenshot 6 1 Estelle Berkamp (Foto: Instagram)