Van Basten zgjedh dy lojtarët që i ngjajnë më shumë – thotë se do të ishte më i mirë se Ronaldo nëse do të luante gjatë

Ish-sulmuesi i nivelit botëror dhe tri herë fituesi i ‘Topit të Artë’, holandezi Marco Van Basten, ka folur për lojtarët që i ngjajnë atij në stilin e lojës që kishte.
Në një prononcim të fundit, Van Basten komentoi futbollistët e kësaj epoke, ku theksoi se Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowski janë lojtarët që i ngjajnë më shumë, por shtoi se nëse do luante 38 vjeç do ishte shumë herë më i mirë se portugezi.
Van Basten kishte lënë futbollin në moshën 28 vjeçare, kur luante te Milani në kulmin e karrierës.
“Lojtarët si unë në ditët e sotme? Lewandowski më ngjan pak. Cristiano Ronaldo, mendoj se i afrohem kësaj. Veç se ai është fizikisht më i fortë se unë. Ai është 38 vjeç dhe ende aktiv.
“Por do të më pëlqente të shihja se si do të shkonin gjërat nëse do të kisha luajtur deri në moshën 38-vjeçare, mendoj se do të kisha qenë më i mirë”, ka thënë Van Basten.
Van Basten vlerësohet shumë si një nga më të mëdhenjtë e futbollit pas një karriere të jashtëzakonshme. Ai ishte një sulmues shënues, pasi shënoi 125 gola në 201 ndeshje për AC Milan dhe 152 gola në 172 ndeshje për Ajaxin.
“Mjellma e Utrechtit” ishte i njohur për elegancën e tij me top dhe teknikën akrobatike të shënimit të golave.
Ai fitoi Topin e Artë tre herë gjatë karrierës së tij të shkëlqyer. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Mbyllet pjesa e parë: Liverpooli po avancon me dy gola ndaj Manchester Cityt

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë