LAJMI I FUNDIT:

Valverde: Dembele do të na ndihmojë shumë

Valverde: Dembele do të na ndihmojë shumë
BARCELONA, SPAIN - JANUARY 11: Head coach Ernesto Valverde of FC Barcelona looks on during the Copa del Rey round of 16 second leg match between FC Barcelona and Celta de Vigo at Camp Nou on January 11, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i ka hedhur poshtë fjalët se Ousmane Dembele do të largohet nga klubi. 

Francezi ka qëndruar shumë gjatë i lënduar prej se ka ardhur te Barcelona për 105 milionë euro, duke luajtur në vetëm katër ndeshje të La Ligas nga fillimi.

U flit se edhe sjelljet e tij nuk janë të mira në klub.


“Kjo pyetje më befason pak. Të gjithë lojtarët jashtë fushës janë profesionalë”.

“Ne jemi të lumtur me të dhe ai do të na ndihmojë shumë”.

Ousmane Dembele (Getty Images)

Dembele u përfshi në skuadrën e dytë për ndeshjen e mesjavës në ‘Camp d’Esports’ në Lleida, ku Barca triumfoi 5-4 ndaj Espanyolit, pasi koha e rregullt u mbyll 0-0.  në një xhirim pas përfundimit të garës 0-0.

Ish sulmuesi i Dortmundit ka luajtur 63 minuta kundër Espanyol.

“Mirë, ai u përpoq të përfshihet në lojë dhe ka punuar në lëvizjet e skuadrës”.

“Ne shpresojmë që ai të përkthejë këtë në lojërat e La Ligas”, ka thënë Valverde për Dembelen. /Telegrafi/