LAJMI I FUNDIT:

Vallëzimi lamtumirës me të bijën dymuajshe, që i kanë mbetur vetëm pak ditë jetë (Video)

Vallëzimi lamtumirës me të bijën dymuajshe, që i kanë mbetur vetëm pak ditë jetë (Video)

Kevin McGuire nga Renfrew i Skocisë, ka shprehur dëshirën që të vallëzojë për herë të fundit me bijën e tij, e cila ka gjendje të rëndë shëndetësore.

Fëmijën që mbushë së shpejti dy muaj, ai e mbante në krah dhe e përqafonte vazhdimisht, ndërsa anëtarët e grupit e kishin të vështirë këndimin, pasi iu vinte për të qarë, transmeton Telegrafi.


“Më mbytë përbrenda, që nuk ka çfarë t’i bëjë për ta ndihmuar. Doja të kisha së paku një vallëzim lamtumirës” ka thënë McGuire lidhur me rastin.

Mësohet se fëmija kishte lindur me dëmtime në tru dhe bark, ndërsa aparatet që e mbajnë në jetë, së shpejti nuk do kenë mundësi për ta ndihmuar. /Telegrafi/