Bukuroshja kroate, Ivana Knoll, nuk ka mundur të mungojë në finalen e Ligës së Kombeve që u zhvillua në Roterdam ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës.

Tifozerja e popullarizuar e futbollit është gjithmonë pjesë e faqeve rozë sa here që luan përfaqësuesja e saj, por edhe kurdoherë që ka ngjarje të rëndësishme sportive.


E veshur me minifund, çizme dhe pjesën e sipërme të kombinuar me simbolet kroate, ajo është kujdesuar për një sërë pozash atraktive.

Për më shumë, Ivana e ka publikuar edhe një video, në të cilën paraqitet duke bërë një vallëzim nën ritmet e hitit të madh në gjuhën spanjolle, “La Bamba”.

iavna4 (Foto: Instagram/knolldoll)

Nuk kanë munguar edhe imazhet në InstaStory, ku shihen fansa të shumtë teksa bëjnë fotografi me bukuroshen. /Telegrafi/

ivana1 1 (Foto: Instagram/knolldoll)

ivana1 2 (Foto: Instagram/knolldoll)

ivana1 3 (Foto: Instagram/knolldoll)