Rrëfenjë anonime perse
Përktheu: Bajram Karabolli
Një njeri sapo vdes.
Zoti, me një valixhe në dorë, afrohet për ta marrë dhe i thotë:
– Eja bir, është koha të ikim.
Njeriu, gjithë dëshpërim, më shumë lutet se pyet:
– Tani?! Kaq shpejt?! Po unë kisha shumë plane…
– Më ndje, bir, por ky është çasti i nisjes tënde.
Dhe njeriu, më tepër kureshtar se i trishtuar, e pyet:
– Çfarë ke në atë valixhe?
Dhe Zoti i përgjigjet:
– Gjërat e tua.
– Gjërat e mia?!… M’i ke sjellë gjërat e mia?! Janë rroba dhe para për mua?!
– Jo, ato nuk të duhen më. Ato ishin të nevojshme vetëm për në tokë.
– Vallë, më ke sjellë kujtimet e mia?!
– Edhe ato nuk kanë ç’të duhen, janë të kohës atje.
– Ke sjellë zgjuarsinë time?!
– As ajo nuk të duhet më. Ishte për nevojat atje, në tokë.
– Ke sjellë të afërmit e mi, miqtë e mi?!
– Më ndje, bir! Edhe ata të duheshin për jetën atje.
– Me siguri, më ke sjellë gruan dhe fëmijët e mi?!
– Biri im, as ata s’kanë ç’të duhen. Ata i nevojiteshin zemrës tënde, atje dhe atëherë.
– Si duket, ke sjellë trupin tim?…
– As ai nuk të duhet më, bir… është bërë pluhur.
– Atëherë, ka sjellë shpirtin tim?
– Jo, bir. Tashmë, shpirti yt është imi.
Atëherë, njeriu, njëherazi, me frikë dhe guxim, ia rrëmben Zotit valixhen dhe e hap. Valixhja ishte bosh… Me sytë mbushur lot, njeriu i drejtohet Zotit dhe i thotë:
– Po këtu nuk paska asgjë!
– Po, bir. Tani nuk ka asgjë. Kur ishe gjallë aty i kishe. Por aq është jeta. Vetëm një çast! Prandaj, sa je gjallë duhet ta jetosh plotësisht. Sepse asgjë, nga ç’beson se të përket ty nuk e merr dot me vete … Jeto të tashmen! Jeto jetën tënde! Dhe, kurrë mos harro të jesh i lumtur! Është e vetmja gjë që ia vlen. Gjërat materiale dhe gjithçka tjetër, për të cilat përpiqesh e mundohesh, mbeten atje, në tokë. Asgjë nuk merr dot me vete. Vlerëso ata që të vlerësojnë, mos e humb kohën me ata që nuk kanë kohë për ty.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Dëshmi nga Beteja e Koshares: Oficeri i vrarë rus Vitali Bukharin, mercenar për një pjatë supë më tepër!

Teksa burrat e papunë ikin jashtë vendit, gratë shqiptare shfrytëzojnë liritë e reja

E vërteta e hidhur për emailin

Letra anonime, problemet e Petro Markos dhe kërkesa e Ramiz Alisë: Në Kosovë kurrë mos dërgoni dorëshkrime

ÇUDI

Dy fjalë për lirinë

TapRrap

Picamen/e

TapRrap

Beli Travel

AutoMita shpk

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium