LAJMI I FUNDIT:

Valdete Daka flet për fillimet e karrierës dhe jetën familjare: Pas punës çdo herë jam amvise

Valdete Daka flet për fillimet e karrierës dhe jetën familjare: Pas punës çdo herë jam amvise

Valdete Daka, gjyqtare dhe ish-kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka qenë e ftuar në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ku ka folur për periudhën e viteve të 80’ta dhe fillimet e karrierës së saj.

Ajo ka treguar se në atë kohë ka pasur pak gra gjyqtare, ndaj edhe ushtrimi i këtij profesioni ka qenë i vështirë edhe me sfida.

“Po fillimisht ka qenë e vështirë, sepse unë jam emru shumë moti dhe atëherë ka pasur shumë pak femra të cilat kanë qenë gjyqtare, sidomos në lami penale dhe ka qenë pak e vështirë, ka qenë pak ashtu e mundimshme me ua shpjegu edhe palëve që të jesh gjyqtare e nuk je daktilografe, se shpesh më kanë përzier me daktilografe”.


“Po gjithsesi pas luftës ka pasur shumë gjyqtare, sidomos vitet e fundit ka jashtëzakonisht shumë femra të cilat vendosin me marrë drejtimin e gjyqësorit dhe tashmë është përditshmëri, nuk është asgjë e jashtëzakonshme”, ka thënë Daka.

Sipas saj, të ishe gjyqtare në vitet e 80’ta dhe të jesh tani nuk ka shumë dallim, përveç se shumë ligje kane ndryshuar.

“Atëherë kemi punu me ligjet e ish-Jugosllavisë, ndërkaq tash janë ligje tjera, po s’është ndonjë ndryshim i jashtëzakonshëm”.

Daka mes tjerash ka folur edhe për jetën personale. Ajo ka thënë se edhe atëherë pas orarit të punës, por edhe tani është amvise e cila kujdeset për familjen edhe kryen punët e shtëpisë.

“Edhe atëherë edhe tash pas punës unë jam amvise e thjeshtë, pra si të gjitha femrat. Gjithsesi edhe jam e rrethume me meshkuj, se s’kam vajzë, kështu që ajo tenxherja nuk më është hequr kurrë prej dorës, as atëherë as tash. Po edhe tash para se me ardhë këtu e kam bo drekën dhe kam ardhë”, ka treguar ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori