LAJMI I FUNDIT:

Vala e të nxehtit, Durrësi me rritjen me të shpejtë të temperaturave deri në vitin 2040, ndiqet nga Prishtina

Vala e të nxehtit, Durrësi me rritjen me të shpejtë të temperaturave deri në vitin 2040, ndiqet nga Prishtina

Banka Botërore, në raportin rajonal për Ballkanin Perëndimor, vuri në dukje, se valët e të nxehtit pritet të rriten shpejt në dekadat në vijim.

Ndërmjet viteve 1990 dhe 2040, Durrësi do të ketë rritjen më të lartë në indeksin i madhësisë së valës së nxehtësisë midis një kampioni qytetesh të mëdha në rajon.


Pas Durrësit, temperaturat do të rriten më shpejt në qytetet Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë, Tiranë dhe Shkup.

Trendi i rritjes se nxehtësisë u tregua sistematikisht më i lartë në lagjet me densitet të lartë të sipërfaqeve të ndërtuara, si trotuaret e asfaltit dhe një incidencë e ulët e barit, shkurreve dhe mbulesave të pemëve.

Numri i valëve të të nxehtit në botë pritet të rritet me 4 për qind në krahasim me verën mesatare, por temperatura në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të rritet deri në 7.5 gradë Celsius krahasuar me nivelet para-industriale.

Banka Botërore raporton se valët e të nxehtit kanë implikime për shëndetin publik dhe mirëqenien socio-ekonomike dhe kanë ndikim negativ në produktivitetin e punës në të gjithë sektorët, sidomos bujqësi dhe ndërtim.

Qytetet e Ballkanit Perëndimor vuajnë gjithashtu nga ‘pabarazia termike’. Në disa lagje banorët janë të ekspozuar ndaj temperaturave më të larta se 5 gradë Celsius sesa banorët e lagjet më të gjelbëruara.

Banka ndërmori një fushatë inovative për matjen e nxehtësisë në gusht 2024 dhe zbuloi ndryshime të habitshme në temperaturat e ajrit afër tokës të përjetuara nga banorë të qyteteve të Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Vullnetarët e komunitetit lokal vendosën sensorë të temperaturës dhe lagështisë në automjetet e tyre dhe udhëtuan nëpër qytetet e tyre për të mbledhur mijëra matje të temperaturave, të cilat u përdorën për të krijuar hartat e ngrohjes.

Në Sarajevë, një ndryshim i temperaturës prej 7.4 gradë Celsius u vërejt në lagje të ndryshme, ndërsa në Mostar, pabarazia e temperaturës arriti në 8.2 gradë Celsius. Matjet në qytetet shqiptare kanë treguar se në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, pabarazitë e temperaturës arrijnë në intervalin 4-6 gradë Celsius.

Banka sugjeroi se qytetet duhet të ulin emetimet e tyre, jo vetëm sepse kjo është e mirë për planetin, por edhe sepse kjo do të ketë përmirësim të menjëhershëm mbi rezultatet mjedisore dhe socio-ekonomike dhe mjedisore. Fokusi duhet të jetë në sektorët kyç duke përfshirë transportin, ndërtesat dhe trajtimin e mbetjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori