LAJMI I FUNDIT:

Vala e të nxehtit në SHBA mori 18 jetë, temperaturat ekstreme vazhdojnë edhe në ditët në vijim

Vala e të nxehtit në SHBA mori 18 jetë, temperaturat ekstreme vazhdojnë edhe në ditët në vijim

Vala e të nxehtit ka prekur pjesën më të madhe të pjesës jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe duke gjykuar nga parashikimet e meteorologëve, kushtet ekstreme të motit do të vazhdojnë edhe në javët në vijim.

“Një valë nxehtësie e rrezikshme, e zgjatur dhe rekord do të vazhdojë mbi jugperëndim, veçanërisht në zonat e ulëta të shkretëtirës, ​​me temperatura jashtëzakonisht të larta që do të përhapen në veri në pjesët qendrore këtë fundjavë”, tha meteorologia e Shërbimit Kombëtar të Motit, Mussie Kebede, transmeton Telegrafi.


Përveç të nxehtit në jugperëndim, “nxehtësia dhe lagështia parashikohen të krijojnë indekse të përhapura të nxehtësisë prej 45 gradësh në mes të jugut, juglindjes dhe bregut të Gjirit deri në fund të kësaj fundjave”, shtoi ajo.

Mijëra të evakuar nga zjarret në ishullin grek të Rodosit, temperaturat në fundjavë priten deri në 45 gradë Celsius
Lexo po ashtu Mijëra të evakuar nga zjarret në ishullin grek të Rodosit, temperaturat në fundjavë priten deri në 45 gradë Celsius

Më shumë se 75 milionë amerikanë ishin nën paralajmërimin e nxehtësisë. Për shkak të temperaturave të larta, vala e të nxehtit ka rezultuar në 18 vdekje të konfirmuara në zonën e metrosë Phoenix, së bashku me 69 vdekje të tjera të dyshuara të lidhura me nxehtësinë që nga 15 korriku.

Në një letër të premten, guvernatori Katie Hobbs u kërkoi ndërmarrjeve shtetërore të paraqesin plane për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur temperaturave të larta dhe të takohen për të diskutuar infrastrukturën e energjisë në një valë të ardhshme të të nxehtit.

“Ndërsa kjo valë shkatërruese e të nxehtit vazhdon, rreziku i vdekjeve, sëmundjeve dhe lëndimeve të lidhura me nxehtësinë vetëm do të rritet”, tha Hobbs në letër, sipas USA Today. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
Kalo në kategori