LAJMI I FUNDIT:

Vaksinimi kundër COVID-19 në Maqedoni prej sot do të bëhet pa termin

Vaksinimi kundër COVID-19 në Maqedoni prej sot do të bëhet pa termin

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se prej sot fillon vaksinimi pa termin i qytetarëve, kundër COVID-19. Të gjithë ata të cilët duan të vaksinohen, por deri më tash nuk janë paraqitur, mund që pa termin të caktuar paraprakisht t’ju drejtohen pikave të vaksinimit në shtëpitë e shëndetit, spitale apo Poliklinika në qytetet e tyre.

Nëpër sallat e sportit nga sot do të bëhet rivaksinimi i atyre të cilët veçmë kanë pranuar dozën e parë. Në Shkup vaksinim pa termin do të ketë në Poliklinikën Jane Sandanski, Bukuresht dhe Çair, të cilët do punojnë nga ora 7.30 – 19.30 të mbrëmjes.

Prej sot do të hapet pikë e re vaksinimi edhe në Poliklinikën në Shuto Orizare. Nga nesër po ashtu fillon dhe vaksinimi i fëmijëve nga mosha 12 vjeçare. Në dispozicion për dozën e parë janë vaksinat Pfizer, Sinovak dhe Astra&Zeneca.


Me vaksinën Pfizer kryesisht vaksinohen fëmijët, shtatzënat dhe gjidhënëset, ndërsa me Astra&Zeneca qytetarët të cilët janë mbi 60 vjeç. Deri më tash me dy doza janë vaksinuar mbi 245.000 qytetarë.

Të dielën sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 14 raste të reja me virusin korona. Nuk ka asnjë viktimë ndërsa dy persona janë shëruar. Raste aktive janë 184 persona.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori