LAJMI I FUNDIT:

Vaksinat nga Pfizer, shkarkimi i anëtarëve të KPMSHCK-së, arrestimet për korrupsion me subvencione dhe deklarata e Stoltenbergut – top lajmet e javës

Vaksinat nga Pfizer, shkarkimi i anëtarëve të KPMSHCK-së, arrestimet për korrupsion me subvencione dhe deklarata e Stoltenbergut – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas në vend kanë ardhur dy kontingjente me vaksina nga marrëveshja e Qeverisë së Kosovës me kompaninë Pfizer. Në total nga këto dy kontingjente kanë ardhur 188,370 vaksina, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se me ardhjen e vaksinave do të ketë ritëm të ri të këtij procesi.

Po javën që po lëmë pas Kuvendi i Kosovës shkarkoi pesë anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.


Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion ku ka arrestuar 21 persona të dyshuar për korrupsion me subvencione.

Në Kosovë gjatë javës ishte për vizitë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë tha se FSK nuk mund të shkojë në veri pa marrëveshje me KFOR-in.

Ardhja e kontingjenteve me vaksina nga Pfizer, pritet përshpejtim i procesit të vaksinimit antiCOVID

Më 28 dhe 29 qershor në vend arritën kontingjente me vaksina nga marrëveshja e nënshkruar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Pfizer.

Derisa më 28 qershor arritën 81 mijë e 900 vaksina, më 29 qershor arritën 106 mije e 470, që në total janë 188,370.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se me ardhjen e vaksinave Pfizer, vaksinimi do të marrë një ritëm të ri, të përshpejtuar, për të vaksinuar të gjithë qytetarët e kualifikuar sipas grupeve prioritare, të regjistruar në platformën eKosova.

“Këto dhe vaksinat që do të vijnë, do të jenë të mjaftueshme në arritjen e objektivit tonë për imunizimin e 60% të qytetarëve brenda vitit 2021”, ka thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Me ardhjen e dozave të para nga kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me Pfizer, vaksinimi në masë do të shtrihet edhe tek kategoritë e tjera të popullatës deri në arritjen e objektivit tonë për imunizimin aktiv të 60% të qytetarëve brenda vitit 2021”.

Sipas MSH-së, vaksinimi po organizohet dhe po kryhet në përputhje me Planin e vaksinimit, pra orarin e shpërndarjes së vaksinave, numrin e qytetarëve të kualifikuar në grupet me përparësi sipas fazave të vaksinimit, dhe aspektet logjistike të zinxhirit të ftohtë, në përputhje me kushtet e transportit dhe ruajtjes së vaksinave.

Më tej thuhet se për Ministrinë e Shëndetësisë, përveç sigurimit të vaksinave për të gjithë qytetarët, prioritet ka qenë që vaksinat të cilat administrohen në Republikën e Kosovës, të jenë vaksina të aprovuara nga EMA Evropiane dhe FDA Amerikane, dhe kështu vaksinat kundër COVID-it janë të sigurta dhe forma më efikase në përballjen me Pandeminë.

“Megjithatë edhe pas sigurimit të tyre, ne do të duhet t’i respektojmë në mënyrë strikte masat parandaluese, që janë distanca fizike, mbajtja e maskës, ajrosja e hapësirave të mbyllura, dhe higjiena e duarve, e cila duhet të vazhdojë të ruhet edhe pas vaksinimit”.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 37.057 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndryshe, MSH një ditë më parë po ashtu ka njoftuar për praninë e variantit Delta (B.1.617.2) të SARS-CoV-2.

“Të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi. Izolimi i tyre ka përfunduar. Ekipet e  IKSHPK-së  tashmë kanë gjurmuar të gjitha burimet  dhe kontaktet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve”.

Varianti Delta u detektua për herë të parë në Indi në dhjetor të vitit 2020, i cili sot është njëri prej varianteve më brengosës. Hulumtimet e gjertanishme sugjerojnë se mund të jetë varianti që përhapet më së shpejti edhe më ngjitës sesa Alpha (U.K/B.1.1.7). /Telegrafi/

Kuvendi shkarkoi pesë anëtarët e KPMSHCK-së

Kuvendi i Kosovës javën që po lëmë pas me 62 për, 3 kundër dhe 11 abstenime për shkarkoi pesë anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Anëtarët e shkarkuar të KPMSHCK-së janë Eshref Shabani, Malsore Gashi-Bajraktari, Jeton Koca, Arben Mehemti, Ardita Haxhnikaj-Demi.

Kryetarja e Komisionit për Administratë, Daorsa Kica Xhelili në seancën e kaluar kishte thënë se rekomandimi për shkarkimin e këtyre anëtareve është bazuar për shkelje të dispozitave të ligjit për KPMSHCK-në.

Një muaj paraburgim për 19 nga 21 të arrestuarit në rastin “Subvencioni 2021”

Gjatë javës që lamë pas Policia e Kosovës zhvilloi një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ku arrestoi 21 persona të dyshuar për korrupsion në subvencione.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për 19 persona të përfshirë në rastin e “Subvencioni 2021”.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore  për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për 19 persona, kurse për dy tjerë është refuzuar pasi që nuk është vërtetuar dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilën dyshohen nga Prokuroria”, deklaroi Gashi.

Ndryshe, personat e arrestuar në këtë rast janë: Bejtullah Pira, Granit Abdyli, Valon Hoti, Enver Ibishi, Blerim Mulliqi, Kujtim Zariqi, Arsim Çela, Habibe Dauti, Musa Nivokazi, Lulzim Hajdaraj, Flamur Zeqiri, Blerim Asllani, Afrim Abazaj, Halil Krasniqi, Daut Kabashi, Bekim Shala, Salih Kelmendi, Gzim Morina, Kastriot Berisha, Fuat Morina dhe Kumrije Maxharraj.

Të njëjtit po dyshohen se kanë kryer veprat penale “marrja e ryshfetit”, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “dhënia e ryshfetit”, mashtrim me subvencione”, “falsifikim i dokumenteve”, “legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe veprën penale “ushtrimi i ndikimit”. /Telegrafi/

Stoltenberg ia përkujton Kurtit: FSK nuk mund të shkojë në veri pa marrëveshje me KFOR-in

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se autoritetet kosovare duhet të respektojnë marrëveshjen që FSK të mos hyjë në pjesën veriore pa marrëveshje me KFOR-in.

“Kjo është diskutuar dhe e mirëpres që autoritet e Kosovës vazhdojnë të mbështetësin marrëveshjen e vitit 2018, që FSK të mos kalojë në pjesën veriore pa marrëveshjen e KFOR-it.Kjo reflekton sensitiviten e situatës dhe është mënyra më e mirë për të gjetur një balanc. Ne vazhdojmë të mbështesim zgjidhjen e një marrëveshjeje politike në kuadër të dialogut Prishtinë –Beograd”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Tutje Stoltenberg theksoi se marrëveshja që FSK të mos hyjë në veri, është ende valide.

“Ne kemi nënshkruar marrëveshjen me autoritetet e Kosovës dhe kjo marrëveshje për të gjitha vendet, nënshkruhet me personat që janë në pozicionet e tyre, dhe është ende valide. Dhe është përgjegjësi të zbatohet një marrëveshje që nënshkruhet”, theksoi tutje ai.

Në konferencë, Stoltenberg pohoi se NATO do të vazhdojë të punojnë me FSK-në me mandatin saj të origjinal.

Ndryshe, në njoftimin e zyrës së kryeministrit, thuhet se gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Kurti shprehu mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për kontributin e çmuar të NATO-s në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it për siguri dhe stabilitet në rajon.

Ai ritheksoi përkushtimin e Kosovës për integrim në aleancën më të madhe të paqes e sigurisë në botë, NATO.

“Kryeministri theksoi punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e FSK-së në një ushtri moderne, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai shprehu gatishmërinë e FSK-së për zgjerimin e partneritetit me NATO-n, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në nivel ndërkombëtar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori