LAJMI I FUNDIT:

Vaksinat kundër COVID-19, ende efektive kundër variantit Delta

Vaksinat kundër COVID-19, ende efektive kundër variantit Delta

Lufta kundër kësaj pandemie po vazhdon edhe pse kemi akoma rrugë për të bërë. Por kemi armë të fuqishme – vaksinat

Përgatiti: Bio.Erisa Muça


Të kesh dy doza të vaksinës Covid mbetet mënyra më e mirë për t’u mbrojtur kundër variantit Delta, i identifikuar së pari në Indi dhe tani dominues në Mbretërinë e Bashkuar.

Vaksina e Oxford-AstraZeneca, edhe pse fillimisht duket më pak efektive në krahasim me Pfizer-BioNTech, sipas studimeve pritet që të ofrojë të njëjtën mbrojtje të lartë në të njëjtin nivel me Pfizer-BioNTech pas katër deri në pesë muajsh.

Vaksina Pfizer-BioNTech ka treguar 93% efektivitet kundër infeksionit simptomatik vetëm dy javë pas dozës së dytë, krahasuar me 71% të vaksinës së Oxford-AstraZeneca.

Studimet treguan që me kalimin e kohës, megjithatë, efektiviteti i Pfizer-BioNTech ra ndërsa ai i Oxford-AstraZeneca mbeti kryesisht i njëjtë.

Por sipas Prof. Sarah Walker, në Universitetin e Oksfordit, nuk ka asnjë arsye për alarm sepse u shpreh që “kur filloni shumë lart, keni një rrugë të gjatë për të bërë”.

Ajo u shpreh që “Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosi kufi vlerën 50% dhe ne jemi shumë më lart”.

“Të dyja këto vaksina janë akoma shumë mirë në luftën kundër Delta-s.”

Ja dhe pesë gjëra që duhet të informohemi për variantin Delta:

1. Delta është më ngjitëse se variantet e tjera të virusit

Sipas epidemiologut F. Perry Wilson, MD në universitetin Yale, gjëja që është unike në lidhje me Delta është shpejtësia e përhapjes.

Sipas tij, “Delta me siguri do të përshpejtojë pandeminë.” Rasti i parë i variantit Delta u identifikua në dhjetor 2020, dhe varianti shpejt u bë lloji mbizotërues i virusit si në Indi dhe më pas në Britaninë e Madhe.

Sipas vlerësimeve të CDC, deri në fund të korrikut, Delta ishte shkaku i më shumë se 80% të rasteve të reja të COVID-19 në SHBA.

2. Njerëzit e pavaksinuar janë në rrezik

Njerëzit të cilët nuk janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 janë më të rrezikuar. Ndërsa vaksinimi i grupmoshave të vjetra vazhdon, ata që janë më të rinj dhe të pavaksinuar do të jenë në rrezik më të lartë për t’u infektuar me çdo variant te COVID-19 , “thotë Dr. Yildirim. “Por Delta duket se po ndikon në grupmoshat e reja më tepër se sa variantet e mëparshme.”

3. Delta mund të çojë në ‘shpërthime hiperlokale’

Sipas Dr. Wilson nëse Delta vazhdon të lëvizë në këtë shpejtësi, pyetjet më të mëdha do të jenë në lidhje me rritjen e transmetueshmërisë: sa njerëz do të marrin variantin Delta dhe sa shpejt do të përhapet?

Përgjigjet mund të varen, pjesërisht, nga vendi ku jetoni – dhe numri i të vaksinuarve, thotë ai. “Unë e quaj këtë vaksinim me arna”, pasi në raste kur vaksinimi në një vend është në nivelin 20%, mban riskun që pjesa tjetër e pavaksinuar total të jenë në statusin transmetues për vendet përreth. Sipas tij “Problemi është se kjo lejon që virusi të hidhet, të kapërcejë nga një zonë e vaksinuar dobët në një tjetër.”

4. Ka akoma më shumë për të mësuar rreth variantit Delta

Një pyetje e rëndësishme është nëse varianti Delta do t’ju bëjë më të sëmurë se virusi origjinal. Por shumë shkencëtarë thonë se nuk dihet ende. Informacioni paraprak i marrë nga një studim bërë në Skoci në lidhje me agresivitetin e variantit Delta, tregoi se ky i fundit ndikon gati dy herë më shumë se varianti Alpha në hospitalizimin e individëve të pavaksinuar, përveç kësaj të dhëne nuk është vëzhguar asnjë ndryshim i rëndësishëm.

5. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër Delta

Mjekët thonë që gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për të mbrojtur veten nga varianti Delta është të vaksinoheni plotësisht. Në këtë pikë, kjo do të thotë nëse merrni një vaksinë me dy doza si Pfizer ose Moderna, për shembull, duhet të bëni të dyja injeksionet dhe pastaj të prisni periudhën e rekomanduar dy javore që ato të marrin efektin e plotë. Në këtë pikë, kjo do të thotë nëse merrni një vaksinë me dy doza si Pfizer ose Moderna, për shembull, duhet të bëni të dyja injeksionet dhe pastaj të prisni periudhën e rekomanduar dy javore që ato të marrin efektin e plotë.

Pavarësisht nëse jeni vaksinuar apo jo, është gjithashtu e rëndësishme të ndiqni udhëzimet për parandalimin e CDC që janë në dispozicion për njerëzit e vaksinuar dhe të pavaksinuar.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori