LAJMI I FUNDIT:

Vajza tregon unazën e fejesës – por njerëzit janë “më të zënë” në thonjtë e saj

Vajza tregon unazën e fejesës – por njerëzit janë “më të zënë” në thonjtë e saj

Është shumë e qartë se nëse postoni ndonjë fotografi në rrjetet sociale, është mirë të siguroheni se gjithçka “brenda saj” është në rregull.

Por, me gjasë, një grua e ka harruar këtë, duke publikuar një fotografi në të cilën shihet “higjiena e dobët e saj”.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një fotografi, të cilën e ka postuar një vajzë – e cila ka dashur të tregojnë fotografinë e saj të fejesës.

Por çfarë u ka rënë në sy përdoruesve të rrjeteve sociale, në çfarë edhe janë përqendruar, janë thonjtë e saj të pista.

Dhe kur flasim për rrjetet sociale, gjithsesi nuk mund të harrojmë komentet.

“O Zot, pastroni thonjtë tuaj. Kaq shumë mikrobe”, ka shkruar një nga përdoruesit.

Dhe një tjetër ka shtruar pyetjen: “Pse njerëzit nuk ndjehen të turpëruar nga thonjtë e tyre të pista?” /Telegrafi/