LAJMI I FUNDIT:

Vajza të reja të cilat ndryshuan historinë

Vajza të reja të cilat ndryshuan historinë

Femrat me vite e vite të tëra janë munduar që ta ndryshojnë historinë, shumë gra kanë sakrifikuar edhe veten vetëm që gjeneratat e reja të mos të jenë të diskriminuara dhe të kenë një jetë më të mirë, sesa ato.

Përgatiti: Arbrie Palushi


Por një rol të madh në ndryshimin e historisë e kanë luajtur edhe vajzat e reja, që të bënë të kuptosh që kurrë nuk është herët për të bërë një ndryshim.

Duke filluar nga Anna Frank e deri tek Malala Yousafzai, zëra të fuqishëm e të paharrueshëm, që kanë luftuar në ngritjen e vajzave dhe grave, për edukimin e tyre, në përgjithësi për ngritjen e vetëdijes tek të vajzat e reja. Arritja e këtyre vajzave janë tejet inspiruese dhe impresive.

Në vitin 1960 Ruby Bridges, u bë vajza e parë me ngjyrë që filloi të ndjek shkollën në New Orleans. Pas shumë sakrificave dhe paragjykimeve që ju bënë, ajo mbetet një ikonë dhe inspirimin në aspektin e të drejtave të njeriut.

Në vitin 2012, kur ajo ishte vetëm 15 vjeçare, Malala u qëllua në kokë nga një taliban i armatosur, në Pakistan. Pas shpëtimit të kësaj tragjedie, Malala u bë e njohur për aktivizimin e saj për ngritjen e vetëdijes për edukimin e vajzave.

Në moshën 17 vjeçare, ajo u nderua me çmimin Nobel për paqe, duke u bërë si një nga më të rejat që është nderuar me këtë çmim.

E lindur në gjermani, një vajzë çifute, e cila u shpërngul me familje në Holandë, përshkak regjimeve naziste. Anne Frank u në e njohur për shkak ditarit të saj që e kishte mbajtur dhe fshehur përgjatë asaj kohe.

Pasi që familja e saj u zbulua dhe u arrestuan, Frank vdiq në kampin e Bergen- Belsen në vitin 1945 në moshën 15 vjeçare. Babai i saj Otto, i mbijetuari i vetëm prej familjes së saj – pasi lexoji ditarin dhe e publikoi atë. Ditari i Anna Frank është përkthyer në më shumë se 60 gjuhë të ndryshme.

Alexandra Scott ishte diagnostifikuar me kancer pediatrik, i quajtur neuroblastoma, pak para ditëlindjes së saj të parë.

Kur ajo ishte vetëm 4 vjeç, ajo bëri limonadën e saj të parë dhe doli për ta shitur atë vetëm që të fitoj para për shërimin e fëmijëve me kancer. Në kohën kur ajo vdiq në vitin 2004, ajo kishte arritur të fitonte 1 milion dollar.

Jazz Jennings, ishte vetëm 6 vjeç kur e dha intervistën e parë në emisionin e Barbara Walters, një emision i posaçëm për fëmijët transgjinorë. Që nga ajo kohë, ajo vazhdoi ta edukonte botën rreth asaj se çka do të thotë dhe si është të jesh transgjinorë.

Aktivistja e lëvizjes LGBT ka një emision te vetin të quajtur “I am Jazz” “Unë jam Jazz”. Tani 17 vjeçare ajo vazhdimisht flet për problemet qe përballet ky komunitet.

Autorja angleze, Mary Shelley ishte vetëm 18 vjeç kur shkroi, Frankenstein. Që nga ajo kohë dhe që pas daljes se atij libri, Shelley konsiderohet si vajza adoleshentë që ka shpikur fantashkencën.

Në moshën 8 vjeçare, Bindi Irwin, ajo lansoi librin “Bindi the jungle girl”, “Bindi vajza e xhunglës”, në mënyrë që të inkurajonte fëmijët që të interesoheshin më shumë në kafshët dhe në ruajtjen e kafshëve të egra. Ajo vazhdoi të publikonte libra dhe t’i promovonte të Televizione të ndryshme.

Kur ajo ishte vetëm 8 vjeç, Sylvia Mendez, u bë pikë referimi i rastit të ndarjes racore ne vitin 1946, që hapi rrugën drejtë integrimit të ardhshëm për lëvizjet e të drejtave të njeriut. Çështja këtu ishte për nxënësit si Mendes që ishte Meksikane dhe nuk mund të shkonte në shkollat ku shkonin vetëm fëmijët e “bardhë” dhe i duhet të shkonin në ato shkolla që quhesh “Shkollat Meksikane”.

Pas suksesit të atij rasti, Mendez u be nxënësja e parë latine që arriti të ndjeke mësimet në shkolla “all white”. Duke u rritur kështu që të vazhdonte aktivizimin për të drejtat e njeriut.

/Telegrafi/