Se si drejtohet një kamion me rimorkio Fitore Hamiti filloi të mësojë një vit më parë që pasoi edhe me dhënien e testit me shkrim për kategorinë C.

Më pas ajo iu nënshtrua testimit praktik për drejtimin e kësaj makinerie, e cila konsiderohet e kategorisë së rëndë.


Pas gati një orë ngasje të kamionit erdhi koha e vlerësimit, njofton Klan Kosova.

Mbikëqyrësi konstatoi se Fitore Hamiti nuk bëri asnjë gabim gjatë testit të vozitjes edhe pse atë e mbajti në kohë me shi.

Fitorja e di se është ndër të paktat femra që vozisin këtë kategori, por thotë se e bën me qejf.

Ajo tha se i ka mbetur të marrë leje vozitjeje vetëm edhe për një kategori.

Instruktori i saj thotë se në autoshkollën që ai ligjëron kjo është femra e parë që ka aplikuar për leje të kategorisë C ani pse në vende tjera ka femra që ngasin makineri të tilla.