Vajza mbante rrobat mbi një karrige - shikoni çfarë bëri babai i saj

Ideja gjeniale e një babai për ta transformuar një karrige me rroba në një atraksion festash ka bërë sensacion në internet dhe ka bërë qindra mijëra njerëz të qeshin.
Sandra Emilie Leira nga Norvegjia publikoi në profilin e saj në TikTok një video me të famshmen “karrige me rroba” të motrës së saj, Sara, mbi të cilën ishte grumbulluar rroba për javë me radhë që asnjëherë nuk kishte shkuar në dollap.
Kur një anëtar i familjes, si shaka, sugjeroi që karrigia të bëhej pjesë e dekorit të Krishtlindjeve, babai i tyre 52‑vjeçar, Jardar, vendosi ta realizojë idenë. Ai shkoi fshehurazi në dyqan dhe bleu dekorime të vogla festive. Më pas, me një printer 3D, ai bëri një yll për majë të karriges.
Kur motra shkoi të flinte, u zgjua me një befasi të rrethuar me drita, shirita dhe yll në majë - duke e kthyer grumbullin e rrobave në një dekor të vërtetë festiv.
Gruaja 26‑vjeçare e përshkroi këtë në TikTok duke thënë se “gjuha e dashurisë së babait janë projektet e vetë bëra, paksa pasiv‑agresive”.
Videoja e Sandrës u bë virale në TikTok, me rreth 1.3 milion shikime dhe më shumë se 280 mijë pëlqime. /Telegrafi/
@sandraleiira Dad’s love language is passive-aggressive arts and crafts🎄🤣 #pov #dadprank #siblinglife #fyp ♬ Oui, oui, oui, oui - Sacha Distel

















































