LAJMI I FUNDIT:

Vajza, ky lloj i orgazmës dëshmon se keni më shumë kontroll mbi dëshirat tuaja seksuale

Vajza, ky lloj i orgazmës dëshmon se keni më shumë kontroll mbi dëshirat tuaja seksuale

Një studim i ri i publikuar në Journal of Sexual Medicine ka zbuluar se gratë të cilat preferojnë orgazma klitorale në vend të orgazma vagjinale, mund të kenë kontroll më të madh mbi dëshirat e veta seksuale.

Për ta performuar këtë studim interesant, hulumtuesit kishin anketuar hollësisht 88 gra të moshave 18 deri në 53 vjet rreth përvojave të tyre me orgazma, rreth historisë seksuale dhe historisë së depresionit dhe shqetësimit.

Studimi kishte zbuluar se shumica e grave (64 për qind) kishin thënë se orgazmën e arrijnë përmes kombinimit të stimulimit vagjinal dhe klitoral. Por, gratë të cilat kishin thënë se stimulimi klitoral ishte faktori kryesor në përjetimin e orgazmës, kishin raportuar për dëshirë më të madhe për  vet-stimulim dhe kishin demonstruar kontroll më të madh mbi dëshirat e veta seksuale.

Prandaj, të preferuarit orgazmën klitorale nuk të bën të mërzitur apo të shqetësuar, por janë me të vërtetë të mira. /Telegrafi/