Fitore Geci, vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci, ka thënë se babi i saj sot nuk u përmend në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku u diskutua për vlerat e luftës së UÇK-së, pasi që, siç thotë ajo, babi i saj është “i pari komandant i persekutuar nga ky sistem që ndjek çlirimtarët dhe amniston kriminelët”.
Këto komente ajo i bëri përmes një postimi në Facebook, duke thënë se “edhe sa kohë do të presim ne si familje që deputetët, e në veçanti kryetari Kadri Veseli, ta thonë të vërtetën?!”, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Fitore Gecit:
“Edhe sa kohë do të presim ne si familje që deputetët, e në veçanti kryetari Kadri Veseli, t’a thonë të vërtetën?! Të flasin. Kryetari Veseli duhet të tregojë se kur do të dalë në dritë drejtësia për të cilën na thoshte se do ta dalë? Kur do të zbardhet e vërteta për prindin tonë? E vërteta në të cilën kryetari deri vonë na thoshte se e beson plotësisht? Sot l, ju kryetari Veseli, bashkeluftëtarë e miq të PDK-së dhe partive tjera harruat Sabit Gecin. Nuk e përmendni sepse ishte i pari komandant i përsekutuar nga ky sistem që ndjek clirimtarët dhe aminston kriminelët?! Nuk e keni përmendur atëherë sepse shpresonit se vetë do të shpetoni nga sistemi i padrejtë i drejtësisë. Mos harroni, viktimë e cilitdo sistem të padrejtë të drejtësisë do të jenë të gjithë, por sidomos ata që e ndertuan. Kryetar, sot nuk të shkoi ndërmend për bashkëluftetarin besnik, invalidin e luftës dhe njerin prej të parëve. Nuk t’u kujtua fare njëra nga shtyllat e UÇK-së. Apo t’u kujtua por nuk munde me e kujtu? Nuk guxove?! Po ua përkujtoj ,Sabiti është i denuar 15 vite për krime lufte. Qe 6 vite e gjashtë muaj po e vuan një denim të padrejtë dhe në kushte të rënda shendetësore. Përndryshe tërë Drenica e Kosova e dinë çfarë lufte bëri ai. La gjymtyrët në luftë, jo sikur disa nga ju që as nuk u gërvishtet. Bëri luftë në Kosovë e jo në Shqipëri sikur shumë prej jush. U burgos për krime lufte andaj e ndjejmë padrejtësinë. Ju, disa nga bashkëluftetarët e dini këtë .Neve na vjen keq për të gjithë ata që denohen për krime lufte .Për fund, prej kujt po frikësoheni burra? Prej atyre që kurrë se deshën luftën? Atyre qe u shkoni në oda e u kërkoni besë?! Apo vertetë jeni bindur se lufta nuk ishte e drejtë?! Cfarë është ky inferioritet?! Kjo sjellje struci me shpresën që të shpetoni veten? Ngriteni kokën dhe mos u turproni nga ajo që bëtë në luftë. Për veprimet e pasluftës, Zoti u ndihmoftë!”(sic.)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lumi i Shalës, atraksion turistik për të cilin flasin të gjithë
Të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në RMV kanë 1.814.317
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'