Modelja dhe këngëtarja, Lourdes Leon, vajza e ikonës së muzikës pop Madonna, tërhoqi vëmendjen gjatë paraqitjes së saj në sfilatën e stilistes Ann Demeulemeester në Paris Fashion Week.

29-vjeçarja u shfaq me një veshje të guximshme, e përbërë nga një korse e zezë me detaje metalike dhe një fund transparent me të çarë deri në kofshë, të cilin e kombinoi me çizme të zeza prej lëkure.


Në eventin e mbushur me personazhe të njohur ishte edhe modelja Gabriette Bechtel, e fejuara e këngëtarit Matty Healy, si dhe aktorja Zoe Bleu dhe Scout LaRue Willis, vajza e aktorit Bruce Willis, shkruan DailyMail.

Së fundmi, Lourdes – e njohur në muzikë me emrin artistik Lolahol – ka qenë aktive edhe në skenë, duke performuar gjatë verës në Ibiza.

Ndërkohë, ajo ishte gjithashtu pjesë e festës së ditëlindjes së 67-të të nënës së saj Madonna, e cila e ndau momentin me fansat në rrjetet sociale. /Telegrafi/