LAJMI I FUNDIT:

Vaji i ullirit, produkti më i vjedhur në dyqanet spanjolle

Vaji i ullirit, produkti më i vjedhur në dyqanet spanjolle

Vaji i ullirit është produkti më i vjedhur në dyqanet spanjolle, sipas disa shifrave të reja.

Vjedhja e këtij lloj produkti vjen pas rritjes së çmimeve të tij gjatë vitit të kaluar shkaku i thatësirës përvëluese që goditi të korrurat.

Bëhet e ditur se bandat kriminale po e vjedhin vajin për ta rishitur më pas me çmim edhe më të lartë, ka njoftuar Ruben Navarro, kreu i zinxhirit të dyqaneve Tu Super, i cili udhëheq 30 dyqane në rajonin e Andalucisë së Spanjës.


Një litër vaj ulliri i cili katër vjet më parë kushtonte më pak se 5 euro, tani kushton 14 euro, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Spanja është prodhuesi më i madh i vajit të ullirit.

Për të parandaluar vjedhjet, dyqanet kanë lidhur me zinxhir shishet e mëdha të vajit, dhe i kanë mbyllur ato në rafte. Dhe në disa dyqane, shishet janë të pajisura me etiketa sigurie që duhet të hiqen nga stafi. Por thuhet se etiketat e sigurisë po thyhen nga hajdutët me anë të pajisjeve magnetike.

Sipas drejtorit të marketingut të kompanisë së sigurisë, STC, Alejandro Alegre, është e pazakontë që ky artikull ushqimor thelbësor të jetë aq lart në listën e produkteve të vjedhura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Miliarderi që mbështet Trumpin: Amerika është një markë, tani e kemi rrezikuar me tarifat

Miliarderi që mbështet Trumpin: Amerika është një markë, tani e kemi rrezikuar me tarifat

Amerika
'Papa i Popullit' - pesë momente madhështore për të cilat do të kujtohet Papa Françesku

'Papa i Popullit' - pesë momente madhështore për të cilat do të kujtohet Papa Françesku

Evropa
Pas shpërthimit të fuqishëm në Iran - të paktën tetë të vdekur dhe 750 të plagosur

Pas shpërthimit të fuqishëm në Iran - të paktën tetë të vdekur dhe 750 të plagosur

Azia
Trump, Biden dhe Zelensky kanë shkelur rregullat gjatë varrimit të Papa Françeskut

Trump, Biden dhe Zelensky kanë shkelur rregullat gjatë varrimit të Papa Françeskut

Evropa
Përshkallëzohet kriza Indi-Pakistan: Indianët papritmas lëshuan rrjedhën e ujit në lumin Jhelum, fillojnë përmbytjet në Pakistan

Përshkallëzohet kriza Indi-Pakistan: Indianët papritmas lëshuan rrjedhën e ujit në lumin Jhelum, fillojnë përmbytjet në Pakistan

Azia
Brenda ceremonisë private të varrimit - Vatikani tregon se si u varros Papa Françesku

Brenda ceremonisë private të varrimit - Vatikani tregon se si u varros Papa Françesku

Evropa
Kalo në kategori