Uzuni shënon për Granadan, por shënohet si autogol i portierit

Myrto Uzuni ka thyer më në fund “mallkimin” e tij në La Liga, por goli i realizuar nga ai u shënuan si autogol i portierit.
Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin e tij të parë në elitën e futbollit spanjoll, duke ndëshkuar ekipin e Valencias.
Por për fatin e tij të keq goli në minutën e 56 nuk do të regjistrohet në emrin e tij.
Devijimi i fundit ka ardhur nga portieri Jaume Domenech, prandaj La Liga e ka konsideruar si një autogol të gardianit të Valencias.
Ndeshja u mbyll 3-1 në të mirë të Valencias.
Uzuni ka kaluar në verë te Granada nga Ferencvaros. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































