LAJMI I FUNDIT:

Uthulla e mollës sjell shumë përfitime shëndetësore – por konsumimi i tepërt shkakton efekte anësore

Uthulla e mollës sjell shumë përfitime shëndetësore – por konsumimi i tepërt shkakton efekte anësore

Uthulla e mollës kryesisht konsumohet me ujë si një pije, por konsumimi i tepërt mund të jetë dëmshëm dhe i rrezikshëm.

Kjo të paktën sipas ‘Health Line’, e cila i ka treguar efektet anësore të konsumimit të tepërt të uthullës së mollës, transmeton Telegrafi.


Erozioni i smaltit të dhëmbit

Ushqimet dhe pijet acidike janë dëshmuar se e dëmtojnë smaltin e dhëmbit.

Sipas studimeve, uthulla e shkakton nga 1 deri në 20 për qind të humbjeve të mineraleve nga dhëmbi vetëm katër orë pas konsumimit.

Djegie të fytit

Sipas sajtit në fjalë, një sërë lëngjesh të dëmshme të konsumuara aksidentalisht nga fëmijët kanë përmbajtur acid acetik – përbërës i cili gjendet në uthullën e mollës dhe është acidi më i zakonshëm që i shkakton djegiet e fytit.

Probleme me tretjen

Franziska Spritzler ka shkruar se uthulla e mollës dhe acidi acetik e zvogëlon apetitin dhe promovon ndjenja të ngopjes, gjë që përfshin në reduktim natyral të konsumimit të kalorive.

Sidoqoftë, një studim më i hollësishëm sugjeron se në disa raste apetiti dhe konsumimi i ushqimit mund të zvogëlohen shkaku i problemeve të tretjes.

“Personat të cilët kishin konsumuar 25 gramë uthull molle kishin raportuar për humbje të apetitit, por njëkohësisht kishin raportuar për ndjenja më të shpeshta të marramendjes”, ka shkruar ajo.

Por sa shumë uthull e mollës rekomandohet të konsumohet në mënyrë që të humbni peshë shëndetshëm?

Sipas ekspertëve, rekomandohet t’i konsumoni një deri në dy lugë gjelle uthull molle në ditë në mënyrë që t’i gëzoni të gjitha përfitimet e humbjes së peshës.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori