LAJMI I FUNDIT:

UT nikoqir i Kongresit Ndërkombëtar IPSAT 2017

UT nikoqir i Kongresit Ndërkombëtar IPSAT 2017

Një javë pas përmbylljes me sukses të dy konferencave nga fusha e bujqësisë dhe veterinarisë, sot Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës organizoi Kongresin ndërkombëtar për shkencat dhe teknologjinë bimore IPSAT 2017, në bashkëpunim me Qendrën Kërkimore Shkencore “Nobel” nga Republika e Turqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në emër të Universitetit të Tetovës dhe Rektorit Prof.Dr. Vullnet Ameti pjesëmarrësve në kongres me fjalim përshëndetës ju drejtua profesori i Fakultetit të Tekonologjis Ushqimore dhe të Ushqyerit, Doc.Dr. Erhan Sulejmani.

‘Universiteti ynë mburret që është organizator dhe nikoqir i kësaj konference, ku janë tubuar mbi 50 ekspertë të njohur nga vende të ndryshme. Në këtë konferencë do të trajtohen tema të ndryshme nga biokimia, epigjenetike, biologjia e sistemeve, hulumtimet në terren nga shkenca e bimëve,etj.’ u shpreh Sulejmani.


Ndërsa kryetari i Qendrës Kërkimore Hskencore “Nobel” nga Turqia, Prof.Dr. Mehmet Karatash e vlerësoi Kongresin Ndërkombëtar për Shkencat dhe Teknologjitë Bimore IPSAT 2017 si një platformë ideale për hulumtuesit nga këto fusha shkencore dhe tha se gjatë dy ditëve të ardhshme do të prezantohen risitë teknologjike dhe rezultatet e hulumtimeve më të reja nga fiziologjia dhe biokimia e kulturave bimore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori