Kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda, ukrainasi Oleksandr Usyk, do të luajë në filmin amerikan "Smashing Machine".

Filmi do të sillet rreth ish-luftëtarit Mark Kerr.


Aktori i famshëm dhe mundësi i WWE, Dwayne "The Rock" Johnson do të luajë rolin kryesor.

Screenshot 24 20 Foto: AFP

Usyk do të portretizojë luftëtarin ukrainas Ihor Vovchanchyn, i cili mundi dy herë Kerr: fillimisht me nokaut dhe më pas me vendim unanim.

Përveç Usyk dhe Johnson, në film do të marrin pjesë edhe Emily Blunt, Lyndsey Gavin, Ryan Bader dhe Zoe Kosovic.

Screenshot 25 17 Foto: Splash News

Premiera është planifikuar për vitin 2025.

Meç i radhës i kampionit ukrainas mund të zhvillohet në tetor 2024.

Screenshot 26 21 Foto: The Sun

Tyson Fury ka konfirmuar se synon të përdorë opsionin e revanshit. /Telegrafi/

Screenshot 27 17 Foto: The Sun