A mund të digjni shumë kalori edhe nëse nuk keni shumë kohë? Po, mundeni!

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të përqendroheni në stërvitje me intensitet të lartë që rrisin ritmin e zemrës.


Stërvitja në intervale me intensitet të lartë ushtrimesh do t'ju ndihmojnë të digjni sa më shumë kalori.

drill 6 carioca 1501805608286

Nëse jeni gati të rrisni rrahjet e zemrës dhe të filloni të digjni shpejt ato kalori, filloni të bëni këto ushtrime:

Vrapimi me gjunjët lart

  • 240-355 kalori të djegura në 30 minuta

Vraponi në vend duke ngritur gjunjët sa më lart. Lëvizni krahët lart e poshtë.

10 incredible exercises that burn the most calories 1

Sprintet

  • 240-355 kalori të djegura në 30 minuta

Nëse nuk keni kohë për të vrapuar bëni sprinte me intensitet të lartë. Trupi juaj do të djegë me shpejtësi kalori për të ushqyer stërvitjen tuaj.

5 Point Guide  1

Biçikleta stacionare

  • 210-310 kalori të djegura në 30 minuta

Nëse keni një biçikletë të palëvizshme, provoni biçikletën me intensitet të lartë.

5 Benefits of Riding a Stationary Bike Plus Ways to Crush Spin Class

Kërcim aerobik

  • 7-10 kalori të djegura në minutë

Nëse ju pëlqen të kërceni, provoni një stërvitje kërcimi me energji të lartë. Është argëtuese dhe padyshim që do të djegë kalori.

What Are The Benefits Of Aerobic Dance

Kërcimi me litar

  • 8-10 kalori të djegura në minutë

Kjo do t'ju ndihmojë të digjni kalori ndërsa forconi këmbët.

Fotolia 237278475 Subscription Monthly M

Not

  • 198-300 kalori të djegura për 30 minuta

Noti do t'ju ndihmojë të digjni kalori, të përmirësoni forcën e muskujve, rrjedhjen e gjakut dhe të përmirësoni kapacitetin e mushkërive dhe zemrës.

swimmer diving in swimming pool royalty free image 1625061229 scaled

Vrapimi

  • 10-16 kalori të djegura në minutë

Vrapimi është më i miri për përmirësimin e fleksibilitetit, rritjen e qëndrueshmërisë dhe djegien e kalorive. Sa më shpejt të vraponi, aq më shumë kalori digjni!

Mos harroni të ngroheni para stërvitjes! Do të rrisë rrjedhjen e gjakut dhe temperaturën e trupit dhe për këtë arsye do ta përgatisë trupin tuaj për stërvitje. Ngrohja do të zvogëlojë gjithashtu rrezikun e lëndimit! /Telegrafi/

frostbite winter running tips