Spitali psikiatrik në Kharkiv është granatuar nga forcat ruse, kanë njoftuar autoritetet lokale në Ukrainë.

Reuters ka cituar guvernatorin lokal, i cili tha se nuk ka fjalë të përshkruaj dëmet, ku 330 persona besohet se ishin brenda spitalit, transmeton Telegrafi.


Kharkiv gjendet shumë afër kufirit Ukrainë-Rusi, dhe  vazhdimisht ka qenë i rrethuar nga forcat ruse dhe nuk kanë hezituar që ta granatojnë vazhdimisht nga fillimi i pushtimit rus.

Ndryshe forcat ruse sot kanë filluar sulmet e ashpra në pjesën perëndimore të Ukrainës, duke bombarduar aeroportet. /Telegrafi/