Ushtria lituaneze u dërgoi një mesazh banorëve të Vilniusit: Lëvizni menjëherë në një vend të sigurt

Aeroporti i Vilniusit u mbyll të mërkurën pasi u lëshua një paralajmërim për dron në pjesë të ndryshme të vendit.
Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë tha se ishte lëshuar një alarm ajror dhe Policia Ajrore Baltike e NATO-s ishte aktivizuar, pasi një dron i dyshuar ishte zbuluar duke u afruar nga Bjellorusia pranë kufirit.
"Kërkoni menjëherë strehim në një vend të sigurt, kujdesuni për të afërmit tuaj, prisni rekomandime të reja", thuhej në një mesazh të dërguar njerëzve në kryeqytetin e vendit.
Alarmi ajror është hequr që atëherë.
Letonia gjithashtu lëshoi një paralajmërim të mërkurën në mëngjes për banorët në zonat lindore të Ludzës, Krāslavës dhe Rēzeknes për atë që e quajti një "kërcënim të mundshëm" për hapësirën e saj ajrore.
"Kërkoni strehim brenda, mbyllni dritaret dhe dyert - ndiqni parimin e dy mureve", thanë Forcat e Armatosura Kombëtare Letoneze (NBS) në një deklaratë.
"Nëse vini re një objekt që fluturon ulët, të dyshimtë ose të rrezikshëm, mos i afroheni dhe telefononi 112", u tha ndër tjera.
NBS më vonë tha se kërcënimi kishte mbaruar.
Kjo vjen pasi një aeroplan luftarak rumun F-16 rrëzoi një dron ukrainas të humbur mbi Estoni të martën.
Pas incidentit, ministri i Jashtëm estonez Margus Tsahkna tha se operacioni për të kapur dronin kishte vërtetuar se mbrojtjet e NATO-s funksionuan.
"F-16-at rumunë u përgjigjën menjëherë nga Šiauliai, duke demonstruar se aleatët qëndrojnë të bashkuar dhe të gatshëm për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s", shkroi ai në X. /Telegrafi/
🚨RUSSIAN ATTACK
LITHUANIAN AUTHORITIES SAY A RUSSIAN ATTACK IS UNDERWAY AGAINST LITHUANIA
Children are taking shelter in schools under their desks due to air raid sirens.
In the city of Vilnius pic.twitter.com/nKjoUtbsxW
— 𝗝𝘂𝗮𝗻𝗮 𝗜𝗻𝗲́𝘀 (@JuanaInesX) May 20, 2026

















































