Ushtria izraelite e ka konfirmuar se ka vrarë “gabimisht” tri pengje izraelite në Gaza pasi i kishte konsideruar gabimisht si kërcënim.

“Gjatë luftimeve në Shejaiya, IDF identifikoi gabimisht tri pengje izraelite si kërcënim. Si rezultat, trupat qëlluan drejt tyre dhe ata u vranë”, tha një zëdhënësi i IDF-it, transmeton Telegrafi.


“Trupat e tyre u transferuan në territorin izraelit për ekzaminim, pas së cilës u konfirmua se ishin tri pengje izraelite”, thuhej tutje.

1 8

Ushtria izraelite potencoi se vendi është një “zone luftarake aktive”, dhe se luftimet kanë qenë të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit.

“IDF shpreh keqardhje të thellë për incidentin tragjik dhe u shpreh familjeve ngushëllimet e përzemërta”.

2 4

Mes të tjerash, autoriteti ushtarak i Izraelit tha se po punohet për të lokalizuar dhe për të kthyer të gjitha pengjet në shtëpi. /Telegrafi/